Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Francë: Silikonet e gjoksit rrezikojnë kancerin
Publikuar me 22 Dhj 2011



		
		  Francë: Silikonet  e gjoksit  rrezikojnë  kancerin

Mjekët dhe ekspertët në Francë kanë paralajmëruar se implantet e gjoksit nuk janë krijuar me silikon mjekësor, por industrial dhe kjo do të thotë se ekziston rreziku i kancerit prej tyre. Autoritete franceze të shëndetit po konsiderojnë nëse 30 mijë e grave që kanë kryer këtë proces estetik në Francë, t’u sugjerohet heqja e implanteve të gjoksit, pasi me kohën ato mund të shkatërrohen brenda trupit dhe të shkaktojnë kancerin. Paralajmërimi erdhi nga mjekët më të njohur francezë. Implantet prej xhel silikoni, të prodhuara nga kompania franceze “Poly Implant Prothese” apo PIP, nuk janë të sigurta. Dhjetëra-mijëra gra në botë kanë kryer operacione plastike të mbushjes së gjoksit me silikon, të prodhuar nga PIP. Janë regjistruar më shumë se 1000 raste të plasjes së tyre dhe ministritë e Shëndetit në vendet e BE-së pritet të mblidhen gjatë javës për të diskutuar masat që duhen marrë. Hetuesit besojnë se kompania franceze PIP ka përdorur silikon të lirë industrial për implantet, duke përfituar rreth 1 milion euro më shumë në vit. Silikonet e kësaj kompanie janë shitur në Britani, Itali, Spanjë, Portugali dhe Ukrainë, si dhe blerësit e tretë që i kanë marrë produktet nga këto vende.


997
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI