Lifestyle
|
|
Femrat të cilat kënaqen me një gotë alkool, qoftë birrë ose verë, gjatë orëve të mbrëmjes kanë gjasa më të mëdha që të jenë më të shëndetshme në moshën e shtyrë.Një studim në të cilin kanë marrë pjesë 14.000 femra ka treguar se ato të cilat konsumojnë mesatarisht alkool do t’i presin të shtatëdhjetat më të shëndetshme, në krahasim me ato që pinë tepër ose aspak. Po ashtu, është treguar se është më mirë që pirja e alkoolit të ndodhë gjatë javës, e jo vetëm në vikend. Femrat të cilat pinë më shpesh dhe më pak alkool do të kalojnë më mirë, në raport me ato që pinë kohë pas kohë, por shumë. Femrat të cilat pinë nga pesë deri në shtatë gota alkool në javë, kanë gjasa reale që të jenë më të shëndetshme. /Telegrafi/
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje