Lifestyle
|
|
Çfarë e shkakton erën e keqe të gojës ?
-Ushqime të caktuara
Ushqimet që ne marrim çdo ditë kontribuojnë në shëndetin e gojës dhe konsumimi i ushqimeve të tilla si hudhra, qepa absorbohen nga sistemi i qarkullimit të gjakut në mushkëri dhe nxirren përmes frymëmarrjes . Për sa kohë ky ushqim nuk eliminohet nga trupi ynë, përben një potencial të erës së keqe të gojës.
-Higjena jo e mirë e gojës
-Moslarja e dhëmbëve
-Mospërdorimi i fillit dentar
-Mungesa e vizitave të herëashershme te dentisti
Të gjithë këta faktorë favorizojnë grumbullimin e ushqimeve në hapësirat midis dhëmbeve duke ndikuar negativisht dhe në mishrat e dhëmbëve duke i irrituar këta të fundit, duke shkaktuar gjakosje dhe duke favorizuar akoma më shume erën e keqe të gojës.
-Kujdesi i keq ndaj një punimi protetik të pranishëm në gojë
Protezat ose punimet e tjera protetike nëse nuk pastrohen bëhen shkak për grumbullimin e ushqimeve dhe bakterieve duke shkaktuar erën e keqe të gojës.
-Sëmundjet periodontale
Një nga shenjat e para të kësaj sëmundjeje ështe era e rënde dhe një shije jo e këndshme e gojës. Kjo gjendje kërkon kujdesin e menjëhershem profesional tek dentisti.
-Xerostomia ( tharja e gojës )
Si rezultat i pakësimit të pështymës në gojë, vetë goja nuk arrin të pastrojë vetveten dhe të largojë mbeturinat e mbetura ushqimore. Ajo mund të shkaktohet nga medikamente të ndryshme, sëmundje të gjëndrave të pështymës, frymëmarrje e vazhdueshme nga goja.
-Duhani
Konsumimi i duhanit mund të jetë faktor risku për shfaqjen :
Sëmundjeve periodontale
Humbjen e shijes
Irritimin e mishrave të Gjendja shëndetësore
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje