Lifestyle
|
|
Fillimisht dukej si dicka lokale por ajo qe po shkakton ne Afrike ne Sierra Leone, virusi Ebola ka vene ne alarme Organizaten Boterore te Shendetesise (OBSH).
Virusi shoqerohet me ethe hemoragjike dhe 70 deri 90% te rasteve ai eshte vdekjeprures. Jane 122 te infektuarit dhe 80 te vdekur ne pjesen jugore te vendit. Virusi duket se po perhapet me shpejtesi dhe aktualisht eshte duke prekur Sierra Leonen dhe Liberine.
Nje mjek i organizates 'Mjeket pakufi' thote se ne zonen e Zaire ne Guine virusi eshte shfaqur me agresiv duke shkaktuar 9 te vdekur nga 10 te infektuar. Nevojitet te ndertohet zinxhiri i prejardhje se infektimit ne menyre qe te izoljme te gjithe te infektuarit. Kushtet ne Afrike jane te veshtira ndaj organizatat mjeksore jane te vetme ndaj kesaj emergjence. Rastet e infektimit nuk raportohen ose behen me vonese ose ka zona ku informacioni mungon ndaj per virusin Ebola, Afrika eshte vendi "ideal". Aktualisht per kete virus nuk ekziston nje ilaçe per ta luftuar.
HISTORIKU
Virusi Ebola u shfaq per here te pare ne vitin 1976 ne Zaire (sot republika e Kongos). Asokohe ky virus shkaktoi 2200 te infektuar dhe 1500 te vdekur por numeri mund te jete me i madh pasi ne shume zona nuk kishte mjeke apo klinika. Por ky virus ka vazhduar te marre jete njerzish ne heshtje pasi nuk i eshte kushtuar vemendje sepse rastet ka qene me te rralla ne vitet qe kane pasuar.
SI SHFAQET
Sic thame me lart, nuk ka nje kure per kete virus ndaj si cdo semundje infektive gjeja kryesore eshte izolimi i te prekurve qe behet nga 2 deri ne 22 dite. Virusi shfaqet me nje gjendje ethesh shume te forte, dhimbje koke, dhimbje muskulare, keputje dhe dobesi te pergjithshme. Hapi i dyte i virusit eshte vjellje, diarre dhe skuqje te lekures. Virusi perhapet nepermjet gjakut duke paralizuar mbrojtjen imunitare dhe cdo mbrojtje te organizmit. Agresiviteti i ketij virusi favorizohet edhe nfakti se trupi i njeriut fillimisht nuk e njeh dhe kur fillojne te reagoje antitrupat e organizmit eshte teper vone pasi te gjitha organet jetesore jane tashme te infektuara. Ndodh qe ekipet mjekesore te ikin nga frika se mund te infektohen edhe vete ata.
E vemtja shprese per mbijetese eshte identifikimi i shpejte i tij dhe paraqitja ne nje klinike infektivi.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje