Lifestyle
|
|
Dy gota verë në ditë kryesisht në moshën e rritur të mesme, përmisojnë cilësinë e jetës, sipas studimit. Ata që pinë në mënyrë të moderuar çdo ditë, kanë rezultate më të mira të një indeksi që maste zhdërvjelltësinë, emocionet dhe aftësinë për të kuptuar. Studimi ka treguar një relacion pozitiv midis të pirit alkol rregullisht në mënyrë të moderuar dhe cilësisë së jetës në moshën e rritur të mesme, edhe pse nuk janë ende të qarta arsyet se pse konsumimi i moderuar i alkolit ka benefite të tilla. Rezultatet e studimit ishin të tilla, ku ata që pinin në mënyrë të moderuar, që konsumonin jo më shumë se 14 pije në javë dhe jo më shumë se tre në ditë për femrat dhe 4 në ditë për meshkujt, rezultuan me pikë të larta në secilin seksion të indeksit shëndetsor.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje