Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Duhanpirja zhduk kromozomin Y
Publikuar me 07 Dhj 2014

Duhanpirja zhduk kromozomin Y

Dëmet që shkaktohen nga pirja e duhanit janë të shumta dhe listës së gjatë të tyre u shtohet edhe një tjetër, i dalë nga një studim i fundit i publikuar në revistën “Science”.

Jan Dumanski dhe Lars Forsbeg nga Universiteti Upssala në Suedi, që udhëhoqën studimin thonë se konsumi i duhanit tek meshkujt vret kromozomin Y. Sipas tyre, meshkujt duhanpirës kanë trefishin e mundësive që të humbin këtë kromozom mashkull në krahasim me meshkujt që nuk e pijnë atë. Studimi ka përfshirë 6 mijë meshkuj madhorë të moshave dhe stileve të ndryshme jetese e zakonesh. Përfundimi; kromozomi Y, që është thelbësor në përcaktimin e gjinisë së pasardhësve, zhdukej nga ‘paketa’ e ADN së qelizave të gjakut te duhanpirësit, ndërsa tek joduhanpirësit fenomeni hasej shumë rrallë. Sipas studiuesve suedezë efektet e duhanpirjes ndjehen më shumë sa më i shpeshtë të jetë vesi dhe me lënien e duhanit kromozomi Y rikthehet sërish tek ADN, pavarësisht moshës. Studiuesit thonë se për momentin nuk janë në gjendje të shpjegojnë se si ndikon duhani në këtë pjesë, por thonë se kërkimi ka hedhur bazat për të shpjeguar se përse sëmundja e kancerit është më e përhapur tek meshkujt duhanpirës së sa tek femrat. / Top Channel



1397
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI