Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Duhanpirja: BE i thotë 'PO' imazheve shokuese në paketa
Publikuar me 10 Kor 2013

Duhanpirja: BE i thotë 'PO' imazheve shokuese në paketa

Me 50 vota pro, 13 kundër dhe 8 abstenime, komisioni (Autoriteti mbi Mjedisin, Shëndetin dhe Siguria Publike e ushqimit) ka konfirmuar formën më restriktive të rishikimit të propozuar për direktivën mbi produktet e duhanit, nën shqyrtimin e Parlamentit Evropian.

Teksti që do të debatohet dhe të votohet në seancën plenare më 9 dhe 10 shtator përfshin:

- Zhdukja e paketave me 10 cigare
- Zhdukja e cigareve slim ose të lehta
- Të ndalohen aromatizuesit ose aditivëve si mentja
- Ndalimi i markës e shkruar në çdo cigare të vetme
- Mbulimi i paketave me imazhet tronditëse në pjesën para dhe prapa 75% të tyre
- Ndalimi i promovime të cigareve të lira
- Ndalimi i qarkullimit të produkteve të reja deri sa ata kanë marrë autorizim paraprak
- Ndalim në prodhimin dhe shitjen e kutive si mbajtëse të cigareve që zëvendësojnë Paketën
- Përdorimi i cigare elektronike si produkte mjeksore dhe të shiten vetëm në farmaci

Tregu i duhanit, sipas të dhënave të paraqitura në 'vlerësimin e ndikimit' të Komisionit Europian mbi propozimin e një Direktivë, ka një vlerë prej 136 miliardë euro. Në vitin 2012, 28% e evropianëve thanë se ishin duhanpirës ose përdorues të duhanit. Dokumenti i ekzekutivit thotë se një ulje prej 2.0% në konsum do të reduktonte kostot për shëndetin publik të 506 milion eurove në vit në të gjithë BE-në.

Nderkohe në shqipëri si asnje vend të botës kartelat publicitare që reklamojnë duhanin gjindet në mes të qytetit apo anash rrugëve.


1137
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI