Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Dieta e erosit, ja ushqimet që e favorizojnë atë
Publikuar me 30 Sht 2014

Dieta e erosit, ja ushqimet që e favorizojnë atë

Ushqimet pikante, si speci i kuq djeges apo ushqimet e embla sic eshte mjalta jane kahera afrodiziake te njohur tashme edhe nga gjysherit tane. Por lista e ushqimeve qe favorizojne epshin seksual eshte edhe me e gjate.

Ekzistojne ushqime qe i japin mashkullit nje "dore" ndaj deshires seksuale ne cift. Nje pjese eshte e njohur, sic eshte speci djeges apo mjalta por ka dhe te tjere mepak te njohur sic eshte tershera qe ndihmon ne rritjen e testosteronit mashkullor. Veza, eshte nje tjeter ushqim qe mund ta fusim ne listen e bardhe pasi ajo ndihmon ne stabilizimin e hormoneve mashkullore dhe rritjen e deshires mashkullore. Nuk duhet te harrojme absolutisht milljet dhe frutat e detit qe ndihmojne ne favorizimit e spermes dhe procesin e ejakulimit. Cokollata eshte nje tjeter ushqim qe ndihmon ne eleminimin e stresit dhe favorizon serotinen.

PJELLORIA, USHQIMET PRO DHE KUNDER
Kur flasim per maredheniet seksuale nuk kemi si mos te flasim per pjellorine, aftesine e cifteve per te pasur nje femije. Jane shume te rekomanduara ushqimet me vitamine C pasi ndihmojne ne cilesine e spermes. Ketu mund te fusim lengun e portokallit dhe ate te grejpfrutit ne mengjes; Ne mesdite sallate domatesh te perziera me borzilok apo me flete arugola.

Te rekomanduara jane edhe brokoli, lakra, spinaqi dhe perimet qe ndihmojne ne rritjen e spermatozoideve, po arrave, po shafranit, po melcise, mishit te pules dhe peshkut pasi ndihmojne ne permiresimin dhe parandalimin e problemeve.

DUHET tu themi JO pijeve me gaz dhe me sheqer, JO konsumit te mishit te kuq, sidomos atij industrial (salsice, kremvice etj.), JO mishit te ferguar dhe JO kroasanteve e te gjithe atyre ushqimeve qe kane yndyrna me teprice. Ne fund, mos e teproni me alkoolin.


1368
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI