Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë
Publikuar me 06 Qer 2007

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Diabeti është çrregullimi i metabolizmit që reflektohet në paraqitjen e sasisë jonormale të glukozës në gjak, si pasojë e rezistencës së qelizave të gjakut ndaj insulinës, apo si pasojë e sasisë së vogël të insulinës së sekretuar nga pankreasi. Janë dy gjendje që mund të shkaktohet nga diabeti i sheqerit (diabetes mellitus), hiperglicemia (niveli i lartë i glukozës) dhe hipoglicemia (niveli,i ultë i glukozës).
Për këtë në 12 Nëntor të vitit të kaluar u mbajt kongresi i 50 i Ditës së diabetit në të cilin u mbajt në fushatë sensibilizuese për mbledhjen e fondeve. Diabeti është një epidemi e cila kohët e fundit po shfaqet në mjaft raste edhe pse mjekët janë gjithmonë të angazhuar me trajtimin e saj. Në mjekësi Diabetes mellitus,i cili në Shqipëri njihet edhe si “sëmundja e sheqerit” është emërtimi për një grup sëmundjesh të shkëmbimit të lënëve dhe përshkruan shenjat kryesore dhe prejardhjen e tyre si: jashtëqitja e sheqerit në urinë. Ne gjuhën mjekësore është një përcaktim për trazime të ndryshme të shkëmbimit të lëndëve, shfaqja e të cilit është një sasi e tepërt sheqeri në gjak. Shkaku është ose në mangësinë e insulinës, një insulinë ndjeshmëri (insulinë rezistence) ose të dyja. Sipas shkakut ka lloje të ndryshme diabeti, që sidoqoftë kanë lidhje të përbashkëta. Llojet me të zakonshme janë:
- diabetes mellitus tip I, quhej më parë fillim diabeti të rinjsh ose diabetes mellitus insulinë mvartës dhe karakterizohet nga rënia ose mungesa e prodhimit të insulinës.
- diabetes tip II, quhej më parë fillim diabeti të rriturish, diabet që lidhet me dhjamosjen e njeriut, ose diabetes mellitus joinsulinor mvartës, që karakterizohet nga rezistenca, qëndrueshmëria e indeve trupore kundër veprimit insulinor, megjithëse zvogëlon tretjen e insulinës mund të ndodhë edhe bashkëjetesa me të. Por skenari i realizuar nuk është nga më inkurajuesit. Në Itali diabeti prek 5-6 për qind të popullatës, ndërkohë që vetëm para dhjetë vjetësh prekte 4 persona në 100. Në botë janë rreth 230 milionë persona të prekur nga kjo sëmundje, dhe pritet që brenda 20 vjetëve të ardhshme kjo shifër të arrijë në 350 milionë. Një situatë e vështirë, krijuar nga fakti se taksa e diabetit po rritet së tepërmi edhe në vendet në zhvillim, në të cilat përmirësimi i kushteve të jetesës nuk është akoma në nivelin e duhur. Edhe në vendet e zhvilluara diabeti regjistrohet në taksat me rritje më të përshpejtuar dhe përmasat për ta sensibilizuar nuk janë gjithmonë të mjaftueshme. Prandaj shpenzimet për kurimin e diabetit duhet të kenë edhe një mbështetje qeveritare nga e cila nevojitet 6 për qind e shpenzimeve qeveritare kombëtare. Mbi të gjitha duhet realizuar një mënyrë efikase për ta luftuar sëmundjen. Së pari duhet rrënjosur kultura e praktikimit të sporteve të ndryshme për të pasur një shëndet sa më të plotë. Por kjo dëshirë për sportin duhet të “kultivohet” te njeriu duke filluar nga institucionet me të afërta: familja dhe shkolla. Por mjekët specialistë kanë paraqitur katër prioritete, të qarta dhe esenciale, në luftën kundër diabeti: trajtimi mjekësor në të gjithë rajonet është i nevojshëm të jetë i njëtrajtshëm; po ashtu është i domosdoshëm edhe një impenjim ekonomik për realizimin e kërkimeve në këtë fushë; si dhe një staf i specializuar mjekësh dhe infermieresh në trajtimin e diabetit. E rëndësishme është të realizohet një liberalizim dhe shpërndarje e mjaftueshme e insulinës, e cila është shumë e rëndësishme për të shpëtuar jetën e një të sëmuri me diabet. Por kjo privohet nga fuqia ekonomike dhe financiare e një vendi, sepse pa financimet e duhura nuk mund të realizohet kjo politikë e cila kërkon përgjegjësi të mëdha. Diabeti përveç se është në problem i madh shëndetësor, është dhe një problem shoqëror dhe për këtë është e nevojshme një përfshirje e krejt popullatës, përfshirë dhe punën e madhe të personelit mjekësor. Lufta ndaj diabetit është një nga sfidat m delikate që bota mjekësore dhe politike duhet të përballojë. Fjalët në të cilat kjo sfidë duhet të mbështetet janë: racionalitet dhe mirëinformim. Vetëm në sajë të sensibilizimit të detajuar të sëmundjes që në vitet e para të jetës është e mundur që një jetë e shëndetshme dhe aktive, t’u bëhet njerëzve një zakon, një mënyrë të sjelluri.

Këshilla

Pasojat që shfaqen te pacientët të cilët nuk e kanë mbajtur nën kontroll nivelin e glukozës në gjak:

1- Probleme me këmbët, në disa raste të shfaqura, gangrena e cila shpie edhe deri te amputimi i këmbës.
2- Nefropati, ka të bëjë me sëmundje të veshkës
3- Probleme me shikimin, në disa raste deri në verbim të plotë
4- Komplikacione në sistemin kardio-vaskular, duke rritur mundësitë për zhvillim të sëmundjeve të zemrës apo infarkt.

Diabeti i sheqerit

Diabeti i sheqerit është një sëmundje endokrino-metabolike, që ka të bëjë me mënyrën se si organizmi ynë e përpunon sheqerin i cili merret me ushqimet e ndryshme.Defekti qëndron në pamundësinë e insulinës, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak ne vlerat normale. Kur sheqeri është me tepricë në gjak, shfaq simptoma të ndryshme si etje, shtim oreksit, shtim në peshë, nevojë për urinim të shpeshtë, lodhje të shpejtë, ulje të vëmendjes dhe perqëndrimit, si një dobësi të përgjithshme. Këto simptoma nuk është e thënë të jenë të gjitha të pranishme tek një pacient me diabet. Ato mund të jenë të veçuara dhe në shkallë të ndryshme të intensitetit të tyre. Diabeti ndahet në dy tipa, në varësi të moshës së pacientit ku shfaqet sëmundja: në tipin I ai shfaqet në moshat midis 0-40 vjec dhe tipi II kur shfaqet mbi moshën 40 vjec.

Mungesa e insulinës sjell diabetin mellitus

Rreth 1 milionë vetë në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga diabeti mellitus, i cili ka të bëjë me rënien ose mungesën e prodhimit të insulines. Ky lloj diabeti mund të bëhet i vështirë për t’u trajtuar pasi kërkon kontroll të kujdesshëm të nivelit të sheqerit në gjak dhe injeksione të vazhdueshme me insulinë. Por një procedurë e re ofron premtime për zmbrapsjen me sukses të diabetit të tipit 1, pra diabeti mellitus. Shenjat e sëmundjes janë hipoglicemia e papritur që do të thotë se organizmi nuk është në gjendje të paralajmërojë kur sheqeri në gjak arrin në nivele tepër të ulta. Kjo bën që i sëmuri papritur të humbasë ndjenjat. Organizmi i njerëzve me diabet të tipit 1 nuk është në gjendje të përftojë qeliza që e bëjnë insulinën të kontrollojë nivelet e sheqerit në gjak. Transplantimi i qelizave që bëjnë insulinën të kontrollojë nivelet e sheqerit në gjak zgjat afro 30 minuta.

Qumështi i gjirit dhe diabeti

Sipas një studimi të këtyre ditëve, ushqimi i foshnjave me qumësht gjiri ndihmon jo vetëm për mirërritjen e tyre, por edhe për pakësimin e rrezikut të diabetit tek nënat. Sipas Alison Stuebe, mjeke pranë spitalit Brigham, "ushqimi i foshnjeve me qumësht gjiri për një vit ul 15 përqind rrezikun e prekjes së nënave nga diabeti". Në një studim të kryer pranë spitalit Brigham morën pjesë 150 gra. Aty u theksua se, nëse një nënë ka dy fëmijë dhe që të dy i ushqen me qumësht gjiri derisa secili prej tyre të bëhet 1 vjeç, kjo nënë e ul me 30 përqind rrezikun e prekjes nga diabeti.Mbipesha trupore është një nga shkaktarët e diabetit dhe shkencëtarët mendojnë se përdorimi i qumështit të gjirit parandalon mbi peshën trupore tek nënat, sepse çdo nënnë përdor 500 kalori në ditë për të ushqyer fëmijën e saj me qumësht gjiri.

Si ndikon depresioni tek të sëmurët me diabet

Diabetikët që vuajnë nga depresioni, e kanë më të vështirë të mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Sipas mjekëve për të luftuar këtë sëmundje të sëmurëve u rekomandohet çaji i rozmarinës, i cili ndihmon në lehtësimin e gjendjes së rëndë shpirtërore. Çaji i përftuar nga zierja e gjetheve të rozmarinës ka dhënë rezultate të shkëlqyera edhe te personat, që vuajnë nga tensioni i lartë. Për këta të sëmurë rekomandohet që gjatë kohës së rritjes së tensionit, të pijnë menjëherë një gotë me çajin e përftuar nga bima dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme. Kjo bimë është e njohur edhe në ndihmesën ndaj rritjes së aktivitetit të trurit dhe forcimit të kujtesës. Çaji i rozmarinës ndihmon mjaft në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Efekte të menjëhershme ka dhënë ky çaj te personat me grip, të shoqëruar me rrufë.


2749
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI