Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Dembelizmi nuk është i shëndetshëm. Vret dy milion njerëz në vit
Publikuar me 20 Nen 2013

Dembelizmi nuk është i shëndetshëm. Vret dy milion njerëz në vit

Më mirë të rrish se sa të punosh? Apo punën e sotme lëre për një ditë tjetër? Këto janë motot e një dembeli por parë nga ana shëndetësore nuk është aspak kështu.
Ju gjithashtu mund të vdisni nga mungesa e aktivitetit fizik. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mungesa e ushtrimit shkakton 1.9 milion vdekje në mbarë botën çdo vit. Të lidhura në mënyrë indirekte, edhe 2,6 milion vdekje vjetore për shkak të mbipeshës dhe obezitetit.

Mjekët paralajmërojnë se një jetesë pa lëvizje gjithashtu është përgjegjës, në një përqindje ndërmjet 10% deri 16% e kancereve të caktuara dhe diabetit tip 2, si dhe 22% e sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjet e tjera kronike.Ata thonë se: "Ndryshimi i jeteses që në një moshë të re është e nevojshme, por kjo nuk do domosdoshmërisht të rrisë orët e dedikuara për sport. Lëvizja, lojrat gjithashtu, aktivitete në natyrë dhe shëtitje janë të dobishme".

Në bazë, janë aktivitetet që kryhen çdo ditë (të shkosh në shkollë me biçikletë apo në këmbë, ngjitje shkallësh, ecje, lloj lojërash etj.).


880
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI