Lifestyle
|
|
Çmimi Nobel për Mjekësinë iu dha amerikanëve Janes Rothman, Randy Schekman dhe gjermanit Thomas Sudhof për zbulimet e tyre mbi “kontrollin shumë të saktë” me të cilat qelizat organizojnë sistemin e “transportit dhe shpërndarjes së kësaj ngarkese”. Tre shkencëtarët do të ndajnë çmimin prej 8 milionë koronash (1,2 milionë euro).
Si funksionojnë qelizat “ngarkesë"
Çdo qelizë është një fabrikë që prodhon dhe eksporton molekulat. Për shembull, insulina është prodhuar dhe lëshuar në gjak, ndërkohë që neurotransmetuesit janë të dërguar nga një qelizë në tjetrën. Këto molekula janë të transportuara në “pako” të vogla të quajtura fshikëza. Tre shkencëtarët kanë zbuluar mekanizmin me të cilat këto ngarkesa janë dorëzuar në vendin dhe në kohën e duhur brenda qelizës. Randy Schekman ka zbuluar gjenet që rregullojnë “trafikun” nga fshikëza. James Rothman sistemin e proteinave që i lejon fshikëzave të bashkohen me “ngarkesën”. Thomas Sudhof ka zbuluar cilat shenja i lejojnë fshikëzave të rilëshojnë përmbajtjen me saktësi të madhe. Të tre shkencëtarët kanë zbuluar sistemin kompleks të kontrollit që rregullon këtë mekanizëm, dhe që në rast keqfunksionimi mund të çonte në probleme neurologjike, diabeti dhe sëmundjet imunologjike.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje