Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Çfarë është gripi i derrit?
Publikuar me 03 Maj 2009

Çfarë është gripi i derrit?

Gripi i derrit, njihet si sëmundje frymarrjeje që shkaktohet nga virusi i gripit të tipit A që normalisht rastiset tek derrat dhe kjo sëmundje mund të përhapet me shpejtësi. Gripi i derrit (swine influenza, "swine flu"), është sëmundje në rrugët akute të frymëmarrjes që ngjitet nga kontaktet e dendur me derrat.

Përqindja për t'u prekur nga kjo sëmundje demonstron një prirje të lartë, ndërsa përqindja në rastet e vdekjes tregon një prirje të ulët (1- 4%). Virusi ngjitet me anë të rrugëve të frymëmarrjes ndërmjet derrave, përmes kontaktit direkt dhe indirekt dhe nëpërmjet mbartës (asymptomatic) të virusit, por që nuk tregojnë asnjë shenjë të kësaj sëmundjeje. Sëmundja tek derrat mund të shfaqet gjatë gjithë periudhave të vitit. Kurse në zona me klimë të butë tregon rritje në vjeshtë dhe në muajt e dimrit. Shumë vende i vaksinojnë vazhdimisht tufat e derrave.

Ashtu si tek virusi i gripit të njeriut, edhe virusi i gripit të derrit pëson vazhdimisht ndryshim (mutacion) tek derrat. Në rrugët e frymëmarrjes së derrave ka marrës sensivë të virusit të derrit, njeriut dhe shpendëve. Si pasojë, infektimi i njëkohshëm i viruseve tek derrat rrit mundësinë për krijimin e viruseve të reja.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) shkak për vdekjet në Meksikë është gripi i derrit i tipit A/H1N1. Ky virus ngjitet nga njeriu në njeri. Virusi A/H1N1 përbëhet nga përzierja e viruseve të gripit të derrit, njeriut dhe shpendëve.

A i ngjitet ky grip njeriut?

Po. Gripi i derrit mund të kalojë nga derri tek njeriu dhe nga njeriu tek njeriu. Njeriu nuk ka sistem imunitar kundër këtij virusi. Për këtë arsye Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) paralajmëron për një epidemi të shkallës së gjerë që është duke dalë jashtë kontrollit.

Megjithëse në përgjithësi simptomat klinike ngjasojnë me ato të gripit sezonal rastet klinike që janë raportuar zënë vend në një spektër të gjerë që ndryshon që nga ngjitja e sëmundjes pa simptoma e deri tek plenkomonitë e rënda që përfundojnë me vdekje. Duke qenë se tek njerëzit rastet e tipike klinike të gripit të derrit ngaqë ngjasojnë me ato të gripit sezonal dhe infeksionet e tjera të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, shumë raste të gripit të derrit fatmirësisht konstatohen gjatë kontrolleve të gripit sezonal. Rastet që nuk kanë simptoma dhe kalojnë lehtë mund ti shpëtojnë diagnostikimit, kjo është arsyeja që nuk dihet raporti i vërtetë i ngjitjes së sëmundjes ndërmjet njerëzve.

Si ngjitet tek njerëzit?

Tek njerëzit gripi i derrit kalon nga derrat e sëmurë dhe të infektuar. Por megjithëkëtë raste të gripit të derrit janë hasur edhe atëherë kur personi nuk ka pasur kontakt me derrat ose ne njerëz që ndodhet larg një rrethi ku ka derra. Kalimi i sëmundjes nga njeriu në njeri realizohet me kontakt të afërt.

Në cilat vendet është shfaqur epidemia e gripit të derrit?

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) nuk dihet ende përhapja ndërkombëtare e gripit të derrit. Dihet që në SHBA-s sëmundja është në gjendje epidemike. Virusi është hasur në derra në Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut, Evropë (Mbretëria e Bashkuar, Suedi, Itali), në Afrikë (Kenia) dhe në disa pjesë të Azisë Lindore. .

A ka vaksinë të gripit të derrit për njerëzit?

Për derrat ekziston një vaksinë e tillë, ndërsa për njeriut ende jo. Nuk dihet në janë efektive kundër gripit të derrit vaksinat aktuale të gripit sezonal. Viruset e gripeve mund të pësojnë shumë shpejt mutacione.


1510
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI