Lifestyle
|
|
Shkencëtarët sugjerojnë që ushqimi i shtatzënave i pasur me acide të caktuara yndyrore dhe nutricientë të tjerë, mund të zvogëlojë rrezikun për karcinomë të gjirit te pasardhëset femra, e kjo sidomos nëse shtohet konsumi i acideve omega-3-yndyrore dhe substancave ushqyese nga grupet metilinike.Shtimi i konsumimit të acideve omega-3-yndyrore shkakton ndryshime epigjenetike ‘in utero’ (në mitër) dhe më vonë gjatë gjidhënies, dhe në këtë mënyrë mbron nga karcinoma e gjirit. Studimi është realizuar te minjtë eksperimentalë, ndërsa është vërejtur se pasardhëset e minjve, nënat e të cilëve kishin konsumuar ushqim të pasur me acide omega-3-yndyrore ishin sëmurë më pak nga karcinoma e gjirit, në krahasim me ato nënat e të cilave kishin konsumuar acide omega-6-yndyrore. Po ashtu, ndryshime epigjenetike në indin e gjirit shkakton edhe ushqimi i shtatzënave i pasur me substanca lipoproteinike (metionin, kolin, folat, vitamin B12). Konkludimi i këtij studimi është që me anë të ushqimit mund të parandalohet zhvillimi i kancerit të gjirit te pasardhëset femra, që është shumë me rëndësi, duke qenë se mund të ndikojë te sëmundja që në periudhën kur fetusi është akoma në mitër. /Telegrafi/
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje