Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

5 vjeç shtatzanë. Legjendë apo realitet?
Publikuar me 15 Maj 2014

5 vjeç shtatzanë. Legjendë apo realitet?

Me 14 maj te vitit 1939 do te regjistrohej lindja me re e te gjitha koherave te njohura ndonjehere e bere nga nje vajze 5 vjeç (5 vjec, 7 muaj, 21 dite). Lina Vanessa Medina Vásquez nga peruja do te behej lajmi i shume gazetave dhe mediave asokohe. Si atehere edhe sot ka shume kundershtime mbi kete ngjarje mes mjekeve, por doktor Edmundo Escomel qe ka ndjekur shtatzanine e vogelushes e ka pershkruar me detaje per revisten 'La Presse Médicale' te vitit 1939.

Prinderit e vajzes e derguan menjehere ne spital pasi mendonin se rritja barkut ishte aspak normale dhe mendonin per ndonje tumor, por me te arritur doktoret zbuluan se ajo ishte shtate muajsh shtatzane. Doktor Gerardo Lozada e dergoi ne kryeqytetin Lima per kontrolle me te specializuar per te pare nese cdo gje ishte ne rregull. Nje muaj me vone, 14 maj 1939, Lina solli ne jete beben e saj me ane te lindjes cezare (me operacion) me peshe 2,7 kilograme.

Ngjarja ishte ekstremisht e jashtezakonshme nga pikepamja shkencore. Mjeket dhane akoma me shume detaje rreth saj. Shfaqja e ciklit mestrual ndodhi kur ishte vetem tete muajsh, ndersa zhvillimi i gjirit ne moshen kater vjec.
Femija i lindur prej saj ishte nje mashkull dhe e quajten Gerardo Alejandro. Duke pare situaten delikate ne te cilen ishte vogelushja Lima, bebja e saj u mor ne dore nga qeveria Peruviane. Ndonese u rrit shendosh e mire, Gerardo u shua ne moshen 40 vjec (1979) per shkak te nje keqformimi ne kocka. Lima nuk zbuloi asnjehere se kush ishte i ati dhe se si ajo mbeti shtatezane.


1218
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI