Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

45-vjeç, mosha "ideale" për të vdekur nëse ke pirë duhan
Publikuar me 16 Sht 2012

45-vjeç, mosha

Mosha e mesme është përcaktuar të jetë koha më “ideale” që ju keni më shumë të ngjarë të vdisni nga kanceri për shkak të pirjes së duhanit

Kjo edhe pse përqindjet ndryshojnë disi në varësi të gjinisë, nëse je mashkull apo femër.

Për të paralajmëruar njerëzit e moshës së mesme nga një rrezik i tillë, ka qenë pikërisht një studim i SHBA-ve, saktësisht i Shkollës së Mjekësisë të Northuestern University, i cili ka identifikuar se duhanpirësit meshkuj kanë një rrezik 75% më të madh të vdesin nga kanceri se sa ata jo-duhanpirës.

Në mënyrë të ngjashme, studimi përcakton se duhanpirësit kanë një rrezik të shtuar me 64%, për të vdekur në moshën 45-vjeçare.

"Zakonet, mosha, seksi dhe pirja e duhanit, luajnë një rol të madh në shëndetin e njerëzve” - tha në një deklaratë,  Donald M. Lloyd Jones, autor i studimit.

Sipas të cilit, ky studim duhet të tingëllojë si një thirrje uake-up për ata duhanpirës të moshës mesatare, shumica e të cilëve kanë pirë për dekada të tëra duhan.

e.t/noa


1031
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI