Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

10 këshillat më të mira për të rënë në peshë
Publikuar me 01 Gus 2012

 10 këshillat më të mira për të rënë në peshë

Të humburit peshë nuk duhet të jetë një torturë për ju! Zbatoni të paktën tre nga këto këshilla që ne do t’ju paraqesim dhe do të humbisni peshë duke u ndjerë në të njëjtën kohë entuziaste dhe e lumtur me veten tuaj.

10 këshillat më të mira për të rënë në peshë

    1.Rostiçeri por dhe vakt i lehtë.


    Vakti juaj ushqimor duhet të jetë i lehtë dhe i pasur me proteina; një lugë gjalpë i shoqëruar me proteina dhe një tas mesatar me ‘Edamame’. Në këtë mënyrë ju do ushqeheni mirë dhe do të evitoni konsumimin e kalorive të tepërta.

    2.Fikeni televizorin.

Nëse ushqeheni ndërkohë që jeni duke parë televizor, bën që ju të konsumoni rreth 40 % të kalorive më shumë se në një vakt të zakonshëm. Gjithashtu, të shkruarit në telefon ose nëse lexoni ndonjë tekst bën që ju të humbisni vëmendjen tuaj në atë çfarë jeni duke bërë. Në vend të kësaj, më mirë kushtojini vëmendje ushqimit dhe sasisë qe po konsumoni.

    3. Kontrolloni peshën.

    Nëse vini re që po shtoni në peshë nga dita në ditë, kjo është një shenjë që duhet të merrni në dorë kontrollin e ushqimit tuaj. Kujdesuni për mënyrën se si ushqeheni!

    4.Bëni gjimnastikë.

    Çdo ditë bëni gjimnastikë rreth 10-15 minuta, tek pjesa e barkut që të krijoni një bark të sheshtë. Sa më shumë të bëni gjimnastikë aq më shumë do t’ju ndihmojë të digjni kaloritë dhe si rezultat do të bini nga pesha.

    5.Arrini qëllimin tuaj.

    Sa herë që mendja juaj do të fiksohet tek ndonjë ushqim mundohuni ta evitoni atë, merrni në telefon një shokun tuaj ose dilni të shëtisni. Hulumtimet e fundit tregojnë se dëshira për të ngrënë një ushqim zgjat 5 minuta, prandaj nëse arrini të rezistoni këto 5 minuta do të evitoni dëshirën për të ngrënë shumë.

    6.Hani një vakt ushqimor të balancuar.

    Vakti juaj ushqimor duhet të përbëhet nga ushqime të cilat përmbajnë kryesisht proteina, vitamina, që ju ndihmon të ruani nivelin e sheqerit në mënyrë të qëndrueshme. Zgjidhni diçka të kënaqshme për stomakun tuaj, si të bardhat e vezëve, proshutë dhe turshi.

    7.Konsumoni pije që shuajnë ushqimin tuaj.

    Pijet e njohura si Margarita dhe Kosmopolitan mund t’ju japin deri në 100 kalori nëse i konsumoni ato në mënyrë të vazhdueshme. Mundohuni të konsumoni më mirë pije si birrë të freskët, soda, 1 gotë verë pasi këto do të jenë më të shëndetshme për shëndetin tuaj.

    8.Konsumoni 2-3 fruta në ditë.

    Frutat janë më të mirat për shëndetin tuaj sepse 70 % e tyre janë të përbërë nga uji dhe do t’ju ndihmojnë të shuani yndyrën tuaj. Fruta mund të konsumoni sa të dëshironi pasi ato nuk janë të dëmshëm për shëndetin tuaj.

    9. Flini gjumë sa të doni.

    Bini të flini në shtrat 30 minuta më herët se zakonisht dhe zgjohuni 30 minuta më vonë se zakonisht. Kjo gjë do t’ju ndihmojë të keni një raport të mirë me mënyrën se si ju ushqeheni. Kur jeni të çlodhur dhe të relaksuar do të keni më pak dëshirë për të ngrënë.

    10. Imagjinojeni veten tuaj të dobët.

    Kur të ndjeheni e lodhur nga ideja për të mbajtur dietë, gjëja më e mirë që mund të bëni është të imagjinoni veten tuaj të dobët. Ky mendim do t’ju bëjë të ndjeheni mirë me veten tuaj, do të optimizoheni si dhe do të keni sërish dëshirë të keni një trup të bukur.

 

 


1013
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI