Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Zyrtare/ Zbardhet marrëveshja PD-PS, ja kur do të mbahen zgjedhjet

Eshte zbardhur marreveshja zyrtare PS-PD qe u arrit diten e sotme ne oret e para te mengjesit ne takimin Rama-Basha. 

Keshtu, eshte caktuar qe data perfundimtare e zgjedhjeve eshte pikerisht ajo e 25 qershorit. 

Gjithashtu sipas marreveshjes, do te nderrohen zv/kryeministri, ministri i Brendshem, ministri i Arsimit, ministri i Shendetesise, i Financave, i Mireqenies Sociale, si edhe drejtoret e ALUIZNI-t, i OSHEE-se, i Burgjeve, i Hipotekave. 

Marreveshja eshte zbardhur nga Partia Demokratike dhe vijon si me poshte: 

Palët në këtë marrëveshje shprehin mirënjohjen dhe falenderimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për kontributin e tyre në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri si dhe në mënyrë të veçantë, për zgjidhjen e situatës politike për zgjedhjet e vitit 2017.

Palët konfirmojnë vullnetin e tyre për dialog të drejtpërdrejtë si shprehje e domosdoshmërisë për një nivel të ri të dialogut politik në vend. Në këtë kuadër, palët angazhohen për institucionalizimin e dialogut mes kryetarit të mazhorancës dhe kryetarit të opozitës.

Angazhimi i palëve për zgjedhje me standarte demokratike do të jetë pjesë thelbësore e kontributit të përbashkët dhe të vazhdueshëm të palëve në kuadër të çeljes së negociatave dhe perparimit të vendit në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

ZGJEDHJET

-Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017.
-Regjistrimi i menjëhershem i partive politike të opozitës.
-Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017.

Listat e zgjedhësve

-Përfshirja në listat e zgjedhësve e zgjedhësve të rinj që votojnë në datën e re të zgjedhjeve.
-Dhënia e aksesit opozitës në informacionin e mbledhur nga projekti i Adresave dhe çështjet të tjera të lidhura me zgjedhësit, nëpërmjet auditeve të KQZ-së.
-Mbështetje KQZ-së për përgatitjen e materialeve zgjedhore.
-Plotësimi i komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit.
-Zgjedhjet e pjesëshme për bashkinë e Kavajës, do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithëshme.
-Pezullimi i çdo iniciative për kontrata të përkohëshme në nivel qëndror dhe vendor.
-Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitorimit te listës së zgjedhësve.
-Mbështetje ndërkombëtare për KQZ- për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës për vezhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.

QEVERIA

Zv/Kryeministër, teknik
Ministri i Brendshëm, teknik
Ministri i Arsimit, teknik
Ministri i Shëndetësisë, teknik
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik
Ministri i Financave, teknik
Ministri i Drejtësisë, teknik
Drejtori i OSHEE
Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit
Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
Drejtori i pergjithshem i Burgjeve Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural
Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.

PARLAMENTI

Votimi i organeve të vettingut.
Votimi i dekreteve për anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave. Ndryshim i Kodit Penal për forcimin e politikës penale nëpermjet ashpërsimit të sanksioneve, krijimit të veprave të reja penale, kthimin e shitblerjes së votës në vepër korrupsioni. Forcimi i kuadrit ligjor të financimit të partive politike nëpërmjet rregullimit dhe kufizimit të shpenzimeve zgjedhore, përfshirë ato materiale, kostove dhe transparencës në lidhje me to. Përmirësimi i standarteve të pasqyrimit të fushatës elektorale në media. Votimi i anëtareve të Këshillit të Ministrave, anëtareve të organeve të vettingut dhe i legjislacionit të parashikuar në këtë marrëveshje, do të kryhet në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme të parlamentit.

ORGANET E PAVARURA

Kryetari i KQZ, propozim i opozitës. Avokati i Popullit, propozim i opozitës

REFORMAT

Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislaturës së re). Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislaturës së re). Futja e teknologjive elektronike në procesin e identifikimit votimit dhe numërimit për zgjedhjet pasuese. Reformim tërësor i sistemit të prokurimeve publike dhe auditimit të shpenzimeve publike.

MASA TE TJERA

Largimi dhe parandalimi i personave me rekorde kriminale nga mbajtja e posteve publike. Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë mbi listat partiake. KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuar në përputhje me ligjin nr 138/2015 për garantimin e integritetit të funksionarëve publik ).

ADMINISTRATA PUBLIKE

Marrja e masave për ndalimin e përdorimit në favor të subjekteve zgjedhore të mjeteve, pronave dhe të burimeve njerëzore të administratës publike si dhe kundër çdo forme presioni ndaj punonjësve të administratës publike në çdo nivel. Narkotikët.

Forcimi i luftës kundër narkotikëve, nëpërmjet pjesmarrjes së opozitës në Task forcën Kombëtare të luftës kundër narkotikeve.  

Përditësuar me 18 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin