Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Zyrtare, qeveria merr vendimin për rritjen e pagave

Ka hyrë sot në fuqi vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave të punonjësve të administratës publike.

Lajmin e ka bërë me dije në një konferencë për shtyp ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, i cili pasi njoftoi vendimin e keshillit te ministrave, shpjegoi edhe rritjen për kategoritë përkatëse.

“Pas rritjes së pensioneve më 1 mars, duke angazuhar fondin më të madh të rritjes i akorduar nga buxheti i shtetit për rritjen e pagave, nga sot rritja e pagave mesatarisht 10% për punonjësit e administratës publike, nëpunësit civilë, aparatet e ministrive të linjës, administrata e Presidentit, administrata e Kuvendit, KQZ, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe administratën e Prefektit.

Sot është jetësyar edhe rritja e pagave për punonjësit në arsimin parauniversitar, me 10%. paga baze rritet me 3850 lekë në muaj dhe paga bruto shkon 68150 lekë në muaj per mesuesit ne shkollë e mesme.

Per mesuesit në shkollën e lartë para baze rritet me 3550 lekë në muaj dhe paga bruto shkon 64 650 lekë në muaj.

Per mësuesit e ciklit të ulët paga baze rritet 3350 lekë në muaj dhe shkon 62450 lekë në muaj paga bruto.

Perfitojne nga kjo rritje 31 mijë 370 punonjës të sistemit arsimor.

Gjithashtu rritun pagat me 10% edhe në sistemin shëndetësor dhe 7% e punonjesve te administratës për njësitë vendore”, tha Ahmetaj.

Përditësuar me 08 Mar 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin