Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Zjarr në Bibliotekën Kombëtare, ka dëme në libra

Një zjarr i pa pritur ka përfshirë sot katin e nendheshem te Biblotekes Kombetare, ndërsa ka dëmtuar libra te periudhës ruse.

Lajmin e ka dhënë numri dy i Ministrisë së Kulturës, Zef Çuni, duke folur për mediat, e duke theksuar se dëmet për fat nuk ishin të mëdha, pasi u ndërhy shumë shpjet.

Nga të dhënat e para raportohet se shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, por për këtë pritet edhe konfirmimi i policisë.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë edhe përmes xhamit të katit të parë. Pjesa e katit të parë u pushtua nga tymi, nga zjarri që erdhi nga kati i nëndheshëm.

Ndërkaq, punonjesit kane dale jashte ambienteve te Bibliotekes. Thuhet se zjarrin e kane vene re punonjes te Policise Bashkiake pas nje patrullimi qe po kryenin ne zone.

Bilanci paraprak/ Zv.ministri: Ja çfarë u dëmtua

Zvendës ministri i Kulturës, Zef Çuni tha se dëmet nga zjarri në Bibliotekën Kombëtare nuk janë të mëdhaja, kjo për faktin se flakët janë shuar menjëherë.

Sipas tij, janë dëmtuar vetëm disa libra të periudhës ruse.

Zef Çuni: Kemi hartuar edhe projektin e rikonstruksionit të Bibliotekës Kombëtare, e cila do të ketë një sistem alarmi shumë më të përsosur sesa ky që kemi.

Pyetje: Janë shuar flakët?

Zef Çuni: Po po patjetër janë shuar

Pyetje: Ka ndonjë dyshim nga se është shkaktuar?

Zef Çuni: Ka ndodhur nga sistemi elektrik

Pyetje: Janë dëmtuar dokumentat me vlerë?

Zef Çuni: Jo absolutisht, vetëm disa libra të periudhës rusë, mesa thonë specialistët e bibliotekës

Zef Çuni: Nuk ka dëme të mëdhaja sepse është shuar menjëherë nga zjarrfikëset sepse sistemi i alarmit ka funksionuar menjëherë dhe nuk ka dëm shumë të madh.

Përditësuar me 15 Mar 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin