Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Vlorë, shembet me tritol hoteli ku Rama mblodhi për herë të qeverinë në 2013

Në gusht të vitit 2013, kur priste nga dita në ditë të futej në kryeministri, Edi Rama zgjodhi një hotel në Vlorë, për mbledhjen e parë të qeverisë.

30 dhoma u prenotuan në hotel New York për ministrat dhe stafin, ndërsa sallat u përshtatën në ambjentet e punës së qeverisë së re.

Por 4 vite më pas, godina që bashkoi për herë të parë ministrat e PS dhe LSI e humbi solemnitetin.

Themelet u lëkundën sot nga goditjet e fadromave, që shembën një zgjatim të ngritur prej vitesh mbi rrugë.

Bëhej fjalë për një pistë që kalonte disa metra mbi rrugë, deri në det dhe që shërbente si lokal.

4 vjet më parë, në intervistat që dha për mediat, pronari i hotelit e vlerësoi publikisht Edi Ramën, që e përzgjodhi për këtë nder.

“Ndjehem i lumtur bashkë me stafin, që një eveniment i rëndësishëm, sikurse është mbledhja e parë e Qeverisë, që doli nga zgjedhjet e 23 qershorit, bëhet këtu në Hotel Neë York. Kjo është edhe në nder të qytetit të Vlorës” shprehej z. Aliaj në atë kohë.

Pa e ditur se do t’i vinte radha të përzgjidhej përsëri nga qeveria. Kësaj radhe jo për nder, po për qeder.

Përditësuar me 15 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin