Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Policia greke ka arrestuar dy shoferë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, të cilët po transportonin libra në gjuhën shqipe.
Arrestimi i tyre është bërë në Janinë, ndërsa ata me gjasë po transportonin libra për shkollat shqipe (lokale private) në greqi.
Të ndaluarit janë Agim Asllani dhe Altin Tafa, të cilët sipas autoriteteve greke akuzohen për shpërndarje të materialeve propagandistike.
Sipas raportimeve në mediat greke, shoferët transportonin edhe harta të “Shqipërisë së Madhe”.
Më tej grekët pretendojnë se në libra kishte përmbajtje historike që cenonte shtetin grek.
Me t’u vënë në dijeni ministria e Jashtme shqiptare ka kontaktuar më ambasadën tonë në Athinë dhe ambasadoren greke në Tiranë dhe ka kërkuar lirimin e tyre.
Shoferët janë liruar disa orë më vonë, ndërsa vazhdon komunikimi mes palëve për të sqaruar këtë incident.
Përditësuar me 14 Nen 2016
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje