Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Një 15-vjeçare ka ndërruar jetë gjatë një operacioni në një spital privat në Tiranë.
Ndërkohë më pas mjeku anestezist që asistonte në operacion ka tentuar të kryejë vetëvrasje.
Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 01.00 të natës në spitalin privat, ku gjatë operacionit B.P., 15 vjeçe ka ndërruar jetë.
Mjeku anestezist T. ZH, 53 vjeç, ka tentuar më pas të kryejë vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u mbajtur nën kujdesin e mjekëve.
Policia bën të ditur se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku si provë materiale është sekuestruar kartela mjekësore e 15-vjeçares.
Denocimi i babait të vajzës
Zbardhet dëshmia dhe denoncimi që ka bërë babai i 16-vjeçares Blerta Pepa në Polici, për vdekjen e vajzës pas një operacioni në një spital privat në Tiranë.
“Panorama” ka mësuar se prindërit e Blertës i kishin lajmëruar mjekët që do kryenin operacionin, se vajza e tyre ishte pak alergjike, por ata i janë përgjigjur se nuk ka ndonjë problem, dhe se e kanë parasysh këtë gjë.
Mjeku që e ka operuar vajzën është ortoped gjerman, dhe i kishte dhene garanci prinderve te saj qe operacioni ishte dicka e thjeshte.
Por sic raporton gazetarja e Panorama, Etleva Delia, bazuar ne deshmine e babait te vajzes ne Polici, mjeket pas operacionit kane thene se vajza kishte pasur komplikacione gjate nderhyrjes dhe temperature. Ata kane pritur qe vajzes t’i dale narkoza, por e reja nuk ia ka dale dot, dhe prinderit kane marre lajmin e rende nga bluzat e bardha pas mesnate.
Mesohet se operacioni ne kete spital kushtonte 3500 euro, dhe prinderit e vajzes kane paguar 1500 euro paraprakisht, ndersa pjesen tjeter, do ta dorezonin pas nderhyrjes.
Detajet e reja/ Kush është vajza që vdiq në spitalin privat, pse u operua
Dalin të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në një spital provat ne Tirane, ku Blerta Pepa, gjimnaziste në shkollën “Andon Zako Çajupi” humbi jetën gjatë një operacioni per ligamentin ne kembe.
Blerta kishte pësuar një incident gjatë orës së Fiskulturës para dy ditesh ne gjimnazin ku ajo studionte, ku ka këputur ligamentin e këmbës, gjë që ka detyruar prindërit ta çojnë me urgjencë në spital, pas dhimbjeve të forta që kishte.
Operacioni për meniskun e këmbës është kryer nga 2 mjekë të huaj dhe sipas gazetares sone Etleva Delia, gjithçka ka shkuar shumë mirë, por 16-vjeçarja ka pasur komplikacione të brendshme pasi kishte marre sasi te madhe narkoze.
Pas ngjarjes, mjeku 53-vjeçar, anestezisti që e asistoi ka tentuar vetëvrasje dhe është në gjendje të rëndë për jetën.
Sakaq, policia ka shoqëruar mjekët që kryen operacionin për t’i marrë në pyetje si dhe kanë sekuestruar kartelën mjekësore të adoleshentes.
Përditësuar me 16 Maj 2017
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje