Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Thellohet skandali me kompaninë Bankers Petrolium

Thellohet skandali me kompaninë e nxjerrjes se naftës, Bankers Petrolium.

Një tjetër raport i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore ka zbuluar se Bankers ka manipuluar dokumentacionin për të shmangur pagesën e takes se tatim-fitimit edhe për vitin 2012, duke përdorur të njëjtën skemë evazioni si në vitin 2011, vit për të cilin palët do të përballen në Arbitrazh.

AKBN thotë se nga një autidimi i saj rezulton se Bankers Petrolium ka raportuar vetëm humbje në bilancet e saj, vetëm për të mos paguar tatim fitimin në buxhetin e shtetit shqiptar.

Sipas AKBN janë afërsisht 130 milionë dollarë shpenzime të fryra për 2012-ën, e prej nga rezulton të jenë shmangur 30 milion dollarë taksa.

Këto para, në vend që të përfundonin në arkën e shtetit shqiptar, kanë përfunduar ne xhepat e Bankers Petrolium, drejtuesve e pronareve të saj.

Bashkë me vitin 2011, shuma që duhet t’i paguante Bankers shtetit shqiptar përllogaritet në 90 milionë dollarë, para me të cilat do të ishin shpërblyer edhe banoret e Zharrzës, të cilët thonë se Bankers u ka shkatërruar shtëpitë dhe të gjithë zonën, duke ua bërë jetën të pamundur.

Ekspertët e AKBN thonë se për këtë mashtrim Bankers ka kryer punime me kompani të treta pa zbatuar procedurat e tenderimit, por me prokurim të drejtpërdrejtë, duke shkelur kontratën.

Në këtë mënyrë, Bankers, sipas raportit të AKBN, i ka fryrë faturat e shpenzimeve në mënyrë fiktive.

E kontaktuar nga Televizioni Klan, Bankers i kundërshton pretendimet e palës shtetërore, dhe thotë se është në pritje të vendimit nga arbitrazhi ndërkombëtar për 2011-ën.

Por AKBN dyshon se kjo skeme është përdorur për 11 vjet me radhë dhe shumat që Bankers Petrolium do të duhej t’i kishte paguar shtetit shqiptar arrin në qindra milionë dollarë.

Përditësuar me 15 Mar 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin