Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Kryetari i Komunës së Bogovinës në Tetovë të Maqedonisë, Hazbi Idrizi është qëlluar për vdekje pas një zënke verbale, e cila më pas është përshkallëzuar deri në nxjerrjen e armës.
Lajmi për vdekjen e zyrtarit shqiptar u konfirmua nga burime prane spitalit të Tetovës.
Sipas televizionit Alsat, autori i vrasjes është një ish i punësuar i Komunës me iniciale Q.A.
Raportet në mediat vendase tregojnë se Idrizi u qëllua me 6 plumba nga bashkëfshatari i tij, i cili pas gjestit ekstrem e ka kthyer armën nga vetja duke mbetur i plagosur rëndë. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Për momentin nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi shkaqet e ngjarjes së rëndë. Bashkimi Demokratik për Integrim reagoi përmes një deklarate për shtyp duke përcjellë tronditjen e thellë nga lajmi i vrasjes se anëtarit të tij në kohën kur kryente detyrën zyrtare në shërbim të qytetarëve.
“Zemrat dhe mendjet tona në këto momente të rënda janë me familjarët dhe dashamirësit e Hazbi Idrizi”, thuhet në deklaratë. BDI ftoi institucionet përgjegjëse të zbardhin motivet e aktit të dhunës, i cili ka qenë sipas saj, i paprovokuar.
Idrizi kishte shërbyer si kryetar i komunës së Bogovinës nga viti 2000 deri në vitin 2005, e pastaj në zgjedhjet lokale të 2009-s ishte caktuar sërish në këtë post.
Përditësuar me 06 Maj 2017
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje