Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Ministrat e G7-tës do të angazhohen gjate takimit në Bari të Italisë për të bashkuar forcat kundër kërcënimit në rritje të sulmeve kibernetike globale, i cili jo më larg se të premten e dëshmoi qartë fuqinë e vet.
“E pranojmë se incidentet kibernetike përfaqësojnë një kërcënim në rritje për ekonomitë tona, ndaj dhe përgjigja ndaj tij duhet të jetë sa më e gjerë thuhet në draftin e siguruar nga Reuters.
Në dokument bëhet thirrje për praktika të përbashkëta në diktimin e shpejtë të pikave të cënueshme të sistemit financiar botërore dhe theksohet rëndësia e masave efikase për sigurinë kibernetike mes firmave financiare individuale dhe ato të sektorit publik.
Fatkeqësisht, këto diskutime përkuan plotësisht me episodin shqetësues të së premtes tha për gazetarët ministri italian i Financave, Pier Carlo Padoan.
Një sulm kibernetik masiv goditi një ditë më parë fillimisht spitalet në Britani dhe bizneset në Spanjë, e më pas u përhap edhe në Shtetet e Bashkuara, Kinë, Rusi, Portugali, Itali e disa vende të tjera.
Shumë spitale britanike panë t`iu bllokoheshin sistemet kompjuterike, e kjo solli anullimin e vizitave të pacienteve dhe mjekëve.
Sipas Shërbimit Kombëtar britanik të Shendetit, kompjuterat e tyre u infektuan nga një lloj virusi që merr “peng” kontrollin e sistemit kompjuterik deri sa viktimat t’iu paguajnë gjobvënësve hakere shumat e kërkuara nga ata.
Fotot e postuara në median sociale tregojnë kompjuterat e infektuar me mesazhin “Ooops, të dhënat janë koduar” dhe kërkesën për 300 dollarë në monedhën elektronike anonime Bitcoin.
Po ashtu një numër i madh infektimesh nga virusi kompjuterik janë regjistruar edhe në Rusi.
Në Spanjë, mes viktimave duket se është edhe kolosi i telekomit “Telefonica”.
Ekspertët nga kompanitë e sigurisë kibernetike, si “Kaspersky”, thonë se numri i infektimeve është gjithnjë e në rritje dhe se sulmit kolosal nuk i është parë ende fundi.
Përditësuar me 13 Maj 2017
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje