Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Shkodër, 74-vjeçari vret gruan me çifte

Një burrë ka vrarë gruan e tij, pak pas mesnate, në fshatin Guci e Re të Shkodrës.

Autori Beqir Xhilaj, 74 vjeç, ka qëlluar për vdekje me çifte bashkëshorten Lumturie Xhilaj, 47 vjeç, pas një debati për motive të dobëta.

Autori është arrestuar nga policia, ndërsa tentoi të justifikohej se kishte ndodhur një vetëvrasje.

Ka qenë ora 00:05 minuta, kur fqinjët kanë dëgjuar të shtënat me armë dhe kanë njoftuar policinë.

Kur oficerët kanë mbërritur në banesë, ata e kanë gjetur viktimën të ulur në kolltuk, ndërsa i moshuari qëndronte përballë saj, duke pirë raki i qetë dhe pa asnjë shenjë tronditjeje.

Ndërkohë që gjithçka ka nisur nga një debat për çështje familjare. I moshuari nisi ta dhunojë bashkëshorten e tij e më pas nga një distancë e afërt e qëlloi me armën e gjahut, duke e lënë të vdekur në vend.

Autori e lajmëroi vetë policinë, që pas hetimeve e prangosi 74-vjeçarin, i cili më pas e pranoi krimin.

E ndjera Lumturie Xhilaj është gruaja e dytë që vdes nga duart e Beqir Xhilaj. Në vitet ’90, ai kishte vrarë bashkëshorten e tij të dytë, vepër për të cilën kishte vuajtur dënimin me 15 vite burg.

Pas daljes nga burgu Xhilaj ishte martuar sërish dhe ishte ndarë, për t’u martuar më pas më 47 – vjeçaren të cilës këtë të hënë i mori jetën.

74 – vjeçari mësohet se para viteve 90 kishte plagosur dy persona me thikë, por pavarësisht të shkuarës, banorët e zonës shprehen se ai nuk ishte njeri problematik./

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 08.05.2017, rreth orës 00: 05, njoftohemi se është vetvrarë me armë gjahu në banesë shtetasja Lumturie Xhilaj, banuese në fshatin Guci e Re Njësia Administrative Rrethina Shkodër.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Në përfundim të veprimeve të para të kryera, rezultoi se shtetasja Lumturie Xhilaj nuk është vetvrarë por dyshohet se e ka vrarë bashkëshorti për motive të dobëta, krim që më pas e ka pranuar edhe vetë autori.

Në këto kushte Specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtatasit: Beqir Xhilaj, 74 vjeç, banues në fshatin Guci e Re Njësia Administrative Rrethina Shkodër.

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut të cilën e mbante me leje shtetasi i lartpërmendur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, e parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

Përditësuar me 08 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin