Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Laboratorët shtetërore do të kalojnë në administrim privat për 10 vitet e ardhshme.
Ministria e Shëndetësisë ka finalizuar koncesionin me vlerë mbi 100 milionë dollarë, duke shpallur fitues një konsorcium të përbërë nga 3 kompani.
Ato janë shqiptarja “Labopharma” me 41.7 për qind të aksioneve, francezja “Exalab” me 25 për qind, si dhe një kompani holandeze me emrin “AB Laboratory Solutions”, e cila ka 33.3 për qind të aksioneve.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në tender morën pjesë 9 kompani ose bashkime kompanish, por 5 prej tyre nuk kanë paraqitur ofertë financiare, duke u skualifikuar automatikisht.
Vetëm 4 garues paraqitën ofertë. E para ishte ajo e një bashkimi shoqërish turke, “Acibadem”, që ka ofruar kryerjen e analizave me një çmim 4.8 për qind më të ulët nga i listës së testeve.
Oferta e dytë është bërë nga konsorciumi “Intermedica” dhe “Bioiatriki” me çmim 5.7 për qind më të ulët nga ai i listës së testeve.
Konsorciumi i shpallur fitues ka ofruar kosto 10.7 për qind më të ulët nga niveli limit, ndërsa një kompani tjetër shqiptare “Genius sh.p.k.” ofroi çmimin më të favorshëm 15 për qind më të ulët, por ajo është skualifikuar pasi - sipas Ministrisë, - nuk ka pasur dokumentacionin e nevojshëm.
Ky është koncesioni i katërt i madh në fushën e Shëndetësisë, pas “check up”-it, hemodializës dhe sterilizimit të pajisjeve mjekësore.
Të katërta këto koncesione kanë shkaktuar jo pak debat, me akuza dhe kundërakuza politike mes opozitës dhe qeverisë.
Por në rastin e laboratorëve, debate ka pasur edhe brenda vet mazhorancës.
Përditësuar me 24 Pri 2017
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje