Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Senati italian miraton ligjin për “call center”, ja çfarë parashikohet

Senati italian bashkë me miratimin e buxhetit për vitin 2017, ka kaluar dhe disa ligjet ku mes të cilave dhe ‘ligji i stabilitetit’ që rregullon sektorin e call center.

Ky ligj ka shkaktuar mjaft debat edhe në Shqipëri, pasi sipas INSTAT numërohen25 mijë të punësuar në call center, në 847 ndërmarrje.

Ligji i ri italian i propozuar nga ministria e Punës, parashikon rregulla strikte për ata që zhvendosin ndërmarrjen nga Italia në një vend tjetër.

Për këtë parashikohet që të vihen në dijeni autoritetet italiane para një veprimi të tillë, pasi në të kundërt bizneset rrezikojnë gjobë mbi 150 mijë euro.

Në nenit 35 të ligjit thuhet: “… kur një aktivitet call center zhvendoset jashtë vendit në një territor që nuk është vend anëtar i BE, duhet të njoftojë të paktën 30 ditë përpara transferimit Ministrinë e Punës, Inspektoratin Kombëtar të Punës, Ministrinë e Ekonomisë si dhe të bëjë publike numrat për kujdesin ndaj publikut”.

Kjo do të thotë se ligji nuk prek drejtpërdrejtë, bizneset që janë zhvendosur në Shqipëri apo në ndonjë vend tjetër, por ato biznese që kanë në plan të bëjnë një gjë të tillë në të ardhmen.

Një pikë që prek gjithashtu call center që janë zhvendosur në Itali është fakti se qytetarët që telefonohen duhet t’u bëhet i ditur nga cili vend po telefonohen dhe nëse vendi në fjalë nuk është pjesë e BE-së.

Nëse ky rregull shkelet atëherë rrezikohet një gjobë prej 150 mijë euro.

Përditësuar me 07 Dhj 2016

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI

fatmir seferaj

e pa drejte

Enjte, 22 Dhjetor 2016 18:59
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin