Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Rinas-Budapest/ ‘low cost’ alla shqiptar

Nëse në çdo vend të botës fluturimet me kompani që ofrojnë shërbimin “low cost” janë të papërfillshme, Shqipëria është vendi i parë që prish logjikën e këtij shërbimi.

Jo më larg se dy javë më parë, u prezantua linja me çmime të ulëta Tiranë – Budapest – Tiranë, ku u premtua se biletat nuk do të kushtonin më shumë se 20 euro për një destinacion, ose 40 për biletat vajtje – ardhje.

Por nuk ka ndodhur kështu.

Për 30 ditët në vazhdim, një biletë Tiranë – Budapest mund ta gjesh nga 30 deri në 60 euro, por për t’u kthyer nga Hungaria në Shqipëri, nuk gjen biletë më të lirë se 60 euro, apo 18 mijë forinta.

Çmimi shkon edhe deri në 110 euro për fluturimet Budapest – Tiranë. Bileta që janë jashtë logjikës “low cost”, ofron edhe linja Transavia, e prezantuar disa ditë më parë për fulturimet Tiranë – Amsterdam.

Bileta më e lirë është 86 euro dhe në ditët e tjera çmimi rritet duke shkuar në 170, apo edhe 250 euro.

Të njëjtat çmime ofrojnë edhe kompani të tjera, të cilat nuk janë “low cost” dhe kanë shërbime me të tjera standarde.

Linjat e Wizz Air kanë çmime për biletat vajtje – ardhje 40 deri në 60 euro për nisjet nga Shkupi dhe Prishtina.

Në Shqipëri, mësohet se shkak i çmimeve të larta janë taksat e Aerportit të Rinasit, të cilat janë më të shtrenjta se në Shkup, Prishtinë, Podgoricë apo Beograd.

Në këtë mënyrë, këto taksa kanë arritur të infektojnë brenda një kohe të shkurtër edhe logjikën e “low cost”, kompanive të krijuar posaçërisht për të konkurruar me çmime të ulëta.

Përditësuar me 19 Pri 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin