Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Renditja e partive në fletën e votimit, ja numri për PS, PDIU, LSI dhe FRD

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin per percaktimin e renditjes se partive ne fleten e votimit.

Pas hedhjes se shortit PS u rendit e 15-ta ne fleten e votimit, ndersa LSI e 14.

Ajo që bie në sy në këto zgjedhje është numëri i vogël i partive që do të marrin pjesë në zgjedhjet, vetëm 15.

Pas bojkotit të partive opozitare edhe një numër i madh partishë të vogla pro qeveritare janë tërhequr pët të mos i prishur punë PS, pasi në këto zgjedhje nuk konkurohet me kualicione

Kjo gjë ka bërë që lista e partive në fletën e votimeve të jetë e vogël.

Ndërkohë përfundimi i miratimit te listave të kandidatëve për deputetë e partive që janë regjistruar për të hyrë në zgjedhje, e bën pa kthim procesin zgjedhor më 18 qershor.

Kostoja për prodhimin e fletëve të votimit arrin në 500 mijë dollarë, ndërsa anulimi i zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Kavajës i kushtoi buxhetit të shtetit një dëm prej 60 milionë lekësh të vjetër, për shkak se fletët e votimit ishin përgatitur për zgjedhjet e datës 7 maj.

Gjate mbledhjes anetaret e zgjedhur nga opozita ne KQZ kerkuan qe vendimi te merret te shtunen per te lene 5 dite kohe per ankimime te mundshme, por kjo kerkese u hodh poshte nga kater anetaret e mbeshtetur nga maxhoranca.

Renditja e partive në fletën e votimit

1. Partia Fryma e Re Demokratike

2. Partia Demokracia Sociale

3. Partia Aleanca Demokratike Shqiptare

4. Partia Aleanca Popullore për Drejtësi

5. Partia për Drejtësi, Integrimi dhe Unitet

6. Partia Sfida për Shqipërinë

7. Partia Aleanca Demokristiane

8. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare

9. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen

10. Partia Kristian Demokrate

11. Partia Lista e Barabartë

12. Partia Socialdemokrate

13. Partia Komuniste e Shqipërisë

14. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim

15. Partia Socialiste e Shqipërise

Përditësuar me 08 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin