Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi reagoi pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se është arrestuar në Bolonja të Italisë.
Bylykbashi thotë se Rama nuk e ka deklaruar këtë arrestim dhe rrezikon shkarkimin sipas ligjit të dekriminalizimit.
Statusi i Bylykbashiit në Facebook
Ne mes te hallit qe ka zene te gjithe, kur njerezit jane mbyllur ne shtepi dhe shpesh nuk kane mundesi te sigurojne buken e femijeve, apo biznesi u eshte mbyllur, Rama deklaroi ne median italiane se vite me pare eshte arrestuar ne Bolonja sepse kishte kundershtuar nje punonjes policie.
Ka nje problem te madh me kete deklarim: eshte arrestuar nga policia. Kryeministri NUK e ka deklaruar kete arrestim ne formularin e Dekriminalizimit!
Ne rast mosdeklarimi ligji dikton se ai humbet te gjitha funksionet publike. Edhe si deputet edhe si kryeminister! Ligji i Dekriminalizimit i kaluar me shumice te cilesuar nuk pezullohet me akt normativ as ne kohe lufte apo pandemie.
Sa per t’ia kulluar mendimet Kryeministrit, dy deputete jane larguar nga parlamenti per kaq gje. Thjesht sepse nuk deklaruan arrestin.
Edi Rama duhet te sqaroje urgjentisht nese ka genjyer per propagande se eshte arrestuar ne Bolonja pasi kundershtoi nje punonjes policie, ne te kundert institucionet duhet te nisin menjehere proceduren e parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit per mosdeklarim ne formularin e Dekriminalizimit te arrestimit nga policia.
Përditësuar me 02 Pri 2020
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje