Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Kryeministri Rama ka mbajtur një fjalim ditën e sotme në Lezhë, para të rinjve që votojnë për herë të parë më 18 qershor.
Rama tha se PD-ja nuk hyn në zgjedhje pasi nuk ka moral që t’u kërkojë votën demokratëve të ndershme teksa mbron prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar.
“Katër vjet më parë, kishte pirgje me plehra, kope me dele, varri i Skënderbeut ishte pas ferrave. Sot, ky është një realitet i transformuar, që patjetër nuk mjafon, sepse une e di shumë mirë që ka zona të tjera qoftë në Bashkinë e Lezhës qoftë në Bashkinë e Kurbinin ku njerëzit akoma vuajnë për ujë, për rrugë dhe për të çuar fëmijët në shkollë.
Por ama mendoni sikur këto që bëmë ne të ishin bërë shumë kohë më parë.
Atyre që në të gjithë ato vite e lanë Lezhën dhe qytetet e Shqipërisë pa një hapësirë të vetme publike, për njerëzit, pa një hapësirë të vetme për ta ndjerë veten pjesë të botë sku jetojmë. Ata që sot janë ngujuar në atë bunker kanë një arsye shumë të thjeshtë. Ata nuk duan që ne të gjithë së bashku më 18 qershor të pushojmë nga puna prokurorët dhe gjykatësit të korruptuar.
Ata nuk duan që ky popull pas 27 vjetësh tortura nëpër gjykata për të drejtat elementare të çlirohen më në fund nga kthetrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ata e dinë shumë mirë, që duke bllokuar vetingun dhe duke dalë hapur nën mbrojtje të të korruptuarve nuk mund t’u dalin përballë demokratëve dhe t’u kërkojnë votën”, tha Rama.
Përditësuar me 12 Maj 2017
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje