Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Karburantet që funksionojnë në territorin e Bashkisë së Tiranës do të paguajnë 30-fish më shumë për tarifën e riliçensimit.
Për karburantet që ushtrojnë aktivitetin jashtë territorit të kryeqytetit, tarifa e rilicensimit do të rritet 10 herë më shumë.
Kërkesa për rritjen e kësaj takse ka ardhur nga pushteti vendor, por nisma ligjore është propozuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë.
Këshilli i Ministrave e miratoi këtë vendim. Tani, pikat e karburantit në kryeqytet janë të detyruara që të paguajnë 3 milion lekë të rinjë si tarifë për rinovimin e licencës. 1 milion lekë të reja do të jetë tarifa për karburantet jashtë zonës së kryeqytetit.
Një vit më parë, Gjykata Kushtetuese rrëzoi një vendim të ngjashëm të qeverisë, i cili bënte tarifën 5 milion lekë të reja për karburantet në Tiranë, dhe 3 për ato në rrethe.
Shoqata e Hidrokarbureve kishte kërcënuar një muaj më parë qeverinë, se nëse merrej një vendim i tillë do të ndërpriste furnizimin me naftë dhe benzinë në formë proteste.
Por Shoqata e Hidrokarbureve duket se është tërhequr nga kërcënimi i mëparshëm.
Ajo ka vendosur të mos e ankimojë këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese. Për këtë shoqatë një rritje e tillë është e paargumentuar.
Nëse nisma nuk do të ankimohet, kostot që do të vijnë palë me këtë vendim do të transferohen tek çmimi për qytetarët.
Me hyrjen në fuqi, çmimi do të rritet mesatarisht me 6 lekë për litër.
Përditësuar me 19 Pri 2017
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje