Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Partia Socialiste mbledh Kongresin elektoral për të prezantuar programin elektoral me të cilën konkuron për të fituar zgjedhjet e 18 qershorit.
“Bëra gjithsa munda, por jo gjithsa doja, por shumë mbetet ende për të bërë dhe ne mund ta bëjmë e do ta bëjmë”.
Kështu e nisi kryetari i PS-se fjalen e tij në kongresin elektoral të zgjedhjeve të 18 qershorit.
Rama falenderoi Namik Dokle Valentina Leska, Arta Dade, tre socialistë të vjetër që nuk janë më në listat e kandidatëve.
Më pa kryeministri u tha socialistëve në Kongres se kishte dëshiruar të kishte përballë PD në zgjedhjet e 18 Qershorit dhe se bëri gjithçka kishte në dorë që ta fuste PD në zgjedhje, por nuk mundi.
Për të gjithë ata që kujtojnë se parlamenti i ardhshëm nuk do të zgjasë, kryeministri tha se gabojnë duke përshkruar qeverisjen e ardhshme, kur PS do të mbajë atë që e quajti një peshë kolosale mbi supe.
“Do dëgjoni shumë këto kohë, do të dëgjoni se s’kanë kuptim zgjedhjet, se ska garë, se zgjedhjet janë të fituara, se parlamenti i ri do ta ketë jetën të shkurtër se PD do jetë jashtë. Sot që PD ka ikur ka më shumë nevojë se kurrë për të plazmuar një unitet të ri, një unitet nën flamurin kuqezi, me shtet për të gjithë, me punë për të gjithë.
Kushdo që mendon se parlamenti i ri do e ketë jetën e shkurtër se PD do jetë jashtë, gabon. Se opozita është nevojë e lirisë dhe partitë janë oferta. Jetëgjatësia e parlamentit të ri do varet vetëm nga ne.
PS duhet të mishërojë ambicien e prindërve për fëmijët, nëse ne bëhemi shëmbëlltyra e prindërit për fëmijët e vet ne do ta çojmë më shpejt, më fuqishëm Shqipërinë aty ku e kanë ëndërruar baballarët e këtij kombi, prandaj gara që sapo ka filluar është gara më e vështirë që kur unë jam në krye të saj.
Dhe me këtë rast përshëndes Fatos Nanon se ne jo vetëm do jemi forca më e madhe parlamentare, por do kemi një peshë kolosale më të madhe në 27 vjetn se ne nuk vijmë për vete por për të bërë bashkë ndryshimin e madh.
Më tej Rama ka folur edhe për zgjedhjet e bëra së fundmi nga Partia Demokratike, e cila sipas tij, duke rënë pre e frikës nga drejtësia po shkon “në drejtim të paditur”.
“Partia që lindi 27 vjet më parë me aspiratën “Shqipërinë si gjithë Europa”, sot ka ikur në drejtim të paditur. Ka vendosur të dalë nga zgjedhjet e udhëhequr nga frika, një frikë e madhe, më e madhe se një kope lepujsh, që varen nga drejtësia. E mbyllur në një bunker plastmasi, prej nga i ka shpallur luftë me mullinjtë e erës të gjithëve, Shqipërisë, BE-së, Amerikës”, ka thënë Rama.
Dhe drejtësia është sipas tij arsyeja përse PD nuk do zgjedhje. “Nuk duan zgjedhje sepse nuk duan vettingun, nuk duan vettingun sepse nuk duan drejtësinë dhe nuk duan drejtësinë sepse kanë frikë. Dhe këtë e dinë mirë, pa votuar vettingun nuk i dalin dot përpara asnjë shqiptari për t’i kërkuar votën. Ndaj duan të hedhin në erë zgjedhjet, edhe me çmimin për të hedhur në erë Shqipërinë, siç bënë 20 vjet më parë”, ka shtuar Rama.
Ai ka paralajmëruar se Parlamenti i ri do të nisë punën menjëherë më zhbllokimin e vettingut.
Arben Ahmetaj premton edhe 220 mijë vende të tjera pune
Në Kongresin e Partisë Socialiste që është mbledhur në Durrës, socialistët po tregojnë çfarë bënë 4 vitet e shkuara dhe se çfarë do të bëjnë në mandatin e ardhshëm. Ra në sy deklarata e Arben Ahmetajt, nga foltorja e Kongresit të PS, që premtoi edhe 220 mijë vende të reja pune në mandatin e dytë qeverisës.
Përditësuar me 09 Maj 2017
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje