Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli me anë të një statusi në faqen e tij në Facebook që mban datën 18 shkurt ka sulmuar protestën e Partisë Demokratike.
I pari që foli në çelje të protestës së opozitës ishte aktori Besmir Haliti. Gjatë fjalës së tij ditën e parë të tubimit aktori kritikoi edhe mënyrën sesi po menaxhohet Teatri Kombëtar.
Kaq ka mjaftuar për drejtorin e Teatrit ku nuk ka ngurruar për të shkruar disa rreshta dhe ka sulmuar aktorin.
“I pari ne proteste foli nje aktor(keshtu u prezantua) nga Fushe Kruja. Nese e njeh njeri te me japi ndonje koordinate, se gjynah i shkreti, duhet sqaruar, pasi shume gjera per teatrin (shante para mbrapa) deri ne Fushe Kruje edhe mund te mos kene mberritur. Ta marre djalli, dhe kete aktorin nga Fushe Kruja kishim mangut!” shkruan drejtori Çuli.
Statusi i Hervin Çulit
Por, aktori i madh Robert Ndrenika e ka ironizuar Çulin duke i shkruar nje koment therës: “Qe kur drejtori ka nisur te beje ham-ham”.
Por Çuli i eshte pergjigjur menjehre: “Qe kur niveli yt ikone zbriti ketu ku je?”. Por pas kesaj pergjigjeje, te shumte jane qytetaret qe mbeshtesin Ndrenika.
Replika Çuli-Ndrenika
Përditësuar me 21 Shk 2017
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje