Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Në limitet e afatit të lënë nga zyrtari i lartë amerikan, pas takimeve të djeshme në Tiranë dhe paketën McAllister që u rivu në tavolinën e negociatave për zgjidhjen e ngërçit politik në vend, ambasadori amerikan Donald Lu i shkon në zyrë kryeministrit Edi Rama.
Takimi mes tyre ka zgjatur rreth një orë.
Dje zyrtari amerikan deklaroi pas takimeve me Ramën dhe pastaj edhe me Bashën se “Ekziston tashmë një propozim që u paraqit, u ofrua nga anëtarët e Parlamentit Europian, z. Fleckenstein dhe z. McAllister.
Siç e dini, ne e mbështesim atë. Mendojmë se është një propozim i ndershëm dhe shpresojmë që partitë do ta pranojnë si mjet për të arritur një marrëveshje për të mundur që të marrin pjesë në zgjedhje.
Oferta në tavolinë tashmë vlen për Bashën, po ashtu edhe për Ramën, i cili në negcitatat e fundit me kryedemokratin në prani të Nishanit, ofroi shume me pak se paketa McAllister, duke akuzuar PD se nuk e fitoi shansin në kohën e duhur.
Çfarë parashikon paketa McAllister
1. Procesi zgjedhor të shtyhet për në datën 16 korrik.
2. Zëvendësimi i katër ministrave kyç të qeverisë, me persona teknikë të propozuar nga Kryeministri dhe të aprovuar nga opozita.
3. Paketë për zgjedhjen me konsensus të Presidentit të Republikës dhe Avokatit të Popullit.
4. Kalimi i kreut të KQZ-së tek opozita, por shumicën në institucion do të vazhdojë ta mbajë maxhoranca.
5. Dakordësimi për një tryezë të rrumbullakët të OSBE-së, pjesëmarrje të OJQ-ve në të gjithë këtë proces.
Përditësuar me 16 Maj 2017
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje