Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
“Priten videot, politikanë shqiptarë të përfshirë në skandale seksuale”

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, pritet të ndodhë skenari paramaqedonas me shpërthimin e bombave, të ngjajshme me ato të Zaevit për keqpërdorimet dhe abuzimet e politikanëve shqiptarë.

Këtë e deklaroi analisti shqiptar Lorenc Vangjeli, njëheresh Keshilltari i Kreut te Kuvendit, mbrëmë në emisionin ‘Opinion’ të gazetarit Blendi Fevziu.

Agjencia e lajmeve INA raporton se gjatë fushatës zgjedhore do të publikohen video dhe materiale të cilat do të kompromentojnë rëndë politikanët shqiptarë të përfshirë në skandale korruptive, abuzive e seksuale.

Këshilltari i Metës: S’kishte dijeni për largimet e ministrave. U befasua

Keshilltari i Kreut te Kuvendit, Lorenc Vangjeli ka thene sot ne “Opinion” te Blendi Fevziut nëse Ilir Meta kishte dijeni për shkarkimin e ministrit të Brendshëm të Saimir Tahirit, analisti, njëherësh edhe këshilltari i Kreut të Kuvendit, Lorenc Vangjeli, është shprehur se Meta nuk ka patur dijeni për këtë ndryshim në qeveri.

Sipas Vangjelit ndryshimet në qeveri i kanë kapur të gjithë në befasi, edhe opinioni publik po ashtu edhe opozitën.

“Mesa kuptohet edhe Meta nuk ka qenë në dijeni. Ishin ndryshime të paparalajmëruar. U zu në befasi opinioni publik edhe aktorët kryesor politikë”.

Sipas Vangjelit ky ndryshim i kabinetit nuk është bërë në kushtet e presionit nga Ilir Meta, por po ashtu nuk ka patur një ndikim në këtë lëvizje as opozita.

Vangjeli tha se Rama sipas lajmeve që kanë qarkulluar, të njëjtin diskutim Rama ka patur edhe me dy ministrat e tjerë, ku bëhet fjalë për Bushatin dhe Nikollën.

Përditësuar me 14 Mar 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin