Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Presidenti i Filipineve: "Qëlloni këdo që shkel karantinën"

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka urdhëruar forcat e sigurisë të qëllojnë "me vdekje" këdo që shkakton "probleme" në zonat e mbyllura për shkak të pandemisë koronavirus. Por shefi i policisë, Archie Gamboa, tha se agjentët nuk do ta bëjnë atë. Rreth gjysma e 110 milion njerëzve të vendit aktualisht janë në karantinë, përfshirë miliona në kushte të varfërisë së lartë, të mbetur të papunë për shkak të kufizimeve të për lëvizjen e lirë.

"Urdhrat e mi janë për policinë dhe ushtrinë, përfshirë zyrtarët e fshatit, që nëse ka probleme ose lind situata kur njerëzit po luftojnë dhe jeta juaj është në rrezik, qëlloni dhe vriteni", tha Duterte në një fjalimi të dhënë mbrëmjen e djeshme. "Në vend që të shkaktojë probleme, unë do t'ju dërgoj në varr", vazhdoi ai, duke theksuar se epidemia është përkeqësuar më shumë në dy javët e fundit megjithë karantinën e vendosur.

Përditësuar me 02 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin