Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Premtimi për 300 mijë vende pune, Banka Botërore nxier bllof Ramën

Këtë të hënë Banka Botërore bëri publik raportin për vendet e reja të punës të krijuara në Ballkanin Perëndimor gjatë kulmit të krizës ekonomike botërore 2010-2016.

Sipas këtij raporti, në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë kësaj periulle janë krijuar vetëm 300,000 vende pune shtesë për 5 shtete.

E përkthyer në përqindje është e barabartë me shifrën 6%.

Ky përfundim bazohet në raportin “Prirjet në Tregun e Punës në Ballkanin Perëndimor për vitin 2017”, i cili u prezantua sot nga Banka Botërore dhe instituti i Vienës për Studimet Ekonomike Ndërkombëtare.

Por duke u futur më në detaje të raportit, Banka Botërore thekson se Shqipëria ka rritje vetëm me 3% në punësim, ku nga 50% që ishtë kjo shkallë në 2013- ën, në fund të 2015-ës shkoi në 53%.

Megjithatë, Banka thotë se një pjesë e mirë e numrit të të punësuarve kanë ardhur si rezultat i futjes në skemën e Sigurimeve Shoqërore, edhe pse nënvizon se Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të kenë një shkallë të lartë informaliteti në këtë drejtim.

Një përfundim i tillë, hedh poshtë përfundimisht pretendimin e kryeministrit Edi Rama se ka hapur 300 mijë vende pune gjatë këtij mandati (2013-2016).

Pavarsisht atyre që mund të thotë kryeministri dhe shifrat ''Made in Albania'', shifra e 300 mijë vendeve të punës është e destinuar të mbetet vetëm një premtim elektoral logjikisht i pa mbajtëshëm.

Përditësuar me 05 Pri 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin