Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Luke Coffey, Drejtor i Qendrës për Politikën e Huaj në Heritage Foundation shkruan per “Huffington Post” se SHBA-te duhet te ndryshojne politiken e saj ne Ballkan.
Ai madje permend edhe ambasadorun Lu kur thote se SHBA-te duhet ta shkarkojne kete ambasador per perplasjet qe ka pasur me prokurorin e Pergjithshem, Adriatik Llalla.
Axhenda “përparimtare” e Fondacionit për Shoqëri të Hapur është shpesh e shurdhër
“DASH duhet të rishohë pozicion e disa ambasadorëve në Ballkan që janë jashtë linjës së qëndrimit të administratës së re për politikën e jashtme. “Ndaj është jetësore që të ketë ambasadorë që e pranojnë këtë dhe nuk notojnë në ujërat shpesh të turbullt të politikave të brendshme e partizane”,- theksohet në shkrim ndër të tjera.
SHBA-te, te ndryshojne politiken ne Ballkan
Nga: Luke Coffey
Sekretari i ri Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, është një person shumë i suksesshëm. Si administrator i ExxonMobil, ai drejtonte një nga kompanitë më të mëdha të naftës e gazit në botë, me të ardhura vjetore rreth 270 miliardë dollarë, ose pothuajse sa e gjithë ekonomia e Pakistanit. Duke punuar e jetuar në vende të tilla si Jemeni e Rusia – dhe në shumë të tjera midis – ai është ndoshta një nga operatorët gjeo-politikë më të arrirë që kanë qenë ndonjëherë në këtë post.
E megjithatë, një gjë është e sigurt: Tillerson ka një mal të lartë përpara. Përballë mënyrës së tij të zbatimit të politikës së jashtme të SHBA qëndron myku burokratik i krijuar gjatë viteve të Obamës dhe tashmë i ngjitur pas saj, e referuar si Dega e Katërt e Qeverisë.
Mos u gaboni, ka disa shërbyes karriere civilë që punojnë për të mirën e vendit pavarësisht se cila parti polike zë Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, shumë zyrtarë janë politizuar dhe shumë prej tyre e anojnë mbështetjen e tyre nga Demokratët. Sipas një kërkimi të kryer nga The Hill (gazete politike amerikane), rreth 95 për qind e kontributeve politike nga ana e punonjësve federalë shkoi për Hillary Clinton gjatë garës presidenciale. Disa zyrtarë karriere madje kanë premtuar t’i “rezistojnë” administratës së re.
Fatkeqësisht, aktivizmi politik i DASH shkon përtej Foggy Bottom (lagjja e Washingtonit ku gjendet DASH) dhe shtrihet në rrjetin global amerikan të ambasadave dhe misioneve pranë organizmave ndërkombëtarë.
Një shembull i qartë i kësaj është në Ballkan.
Në muajt e fundit, Ambasada e SHBA në Shqipëri është akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit. Disa nga akuzat bëhen për marrëveshje të fshehta të Ambasadës me grupe të majtë si Fondacioni për Shoqëri të Hapur.
Fondacioni për Shoqëri të Hapur është një rrjet organizatash joqeveritare i George Sorosit, i cili promovon nëpër botë ideologjinë “përparimtare” të miliarderit, që është shpesh jomiqësore me interesat amerikanë. Axhenda “përparimtare” e Fondacionit për Shoqëri të Hapur është shpesh e shurdhër karshi ndjesive lokale – religjioze e kulturore – veçanërisht në vende si Ballkani.
Ndonëse një aleat i rëndësishëm i NATO-s në Ballkan, Shqipëria përballet me shumë sfida. Reforma kontradiktore e sistemit të drejtësisë kaloi kohët e fundit në parlament. Nuk kishte konsensus kombëtar, pasi Partia Demokratike, e drejtuar nga Lulzim Basha bojkotoi votimin, pasi vërejtjet e saj për legjislacionin u injoruan.
Për vite me radhë, projektet e USAID-it të përqendruar te Reforma në Drejtësi janë financuar pjesërisht nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur. Përzierja e George Sorosit në Shqipëri nuk është gjë e re. Kryeministri Edi Rama, socialist, ishte i ftuar në dasmën Sorosit. Kur Hillary Clinton drejtonte DASH, Soros komunikonte direkt me të dhe stafin e saj për të promovuar axhendën e tij në Shqipëri.
Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, kohët e fundit dhe shumë publikisht akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla për pengim të Reformës në Drejtësi. Kjo shkaktoi zemërim në Shqipëri. Zoti Llalla i shkroi Presidentit Bujar Nishani dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për t’u ankuar për sjelljen vulgare të ambasadorit. Llalla madje pretendon në letër se Ambasadori Lu e ka kërcënuar.
Letra thotë:
“Në komunikim zyrtar dhe jozyrtar, Ambasadori Lu i ka bërë të qartë Prokurorit Llalla se, nëse ai nuk do të përkrahë publikisht ndryshimet në ligj, do të ketë pasoja personale dhe institucionale”.
Çfarë rrëmuje diplomatike!
Kjo vjen pas anulimit të vizave amerikane kohët e fundit për 70 prokurorë e gjyqtarë të lidhur me opozitën (askujt nga PS nuk iu anulua viza). Të dy incidentet mund të interpretohen si ndërhyrje partizane nga ambasada e SHBA, si një përpjekje për vetting për anëtarët e sistemit të drejtësisë. Kjo e ka bërë edhe më keq polarizimin politik në Shqipëri.
Përzierja në punët e brendshme të aleatëve të Amerikës është jo vetëm gjë e keqe për SHBA, por në kundërshtim me shpirtin dhe dokumentin e Konventës së Vienës për Marrëdhëniet Diplomatike të viti 1961. Neni 41 i Konventës deklaron se diplomatët kanë “detyrimin të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit ku janë akredituar”.
Aktivizmi politik brenda korridoreve të Foggy Bottom është mjaftueshëm i keq, kur shtrihet deri në ambasadat amerikane bëhet i dëmshëm për drejtimin e mirë të marrëdhënieve të SHBA me jashtë. Puna e diplomatëve duhet të jetë të mbrojë interesat kombëtarë të SHBA dhe jo interesat e ngushtë politikë të një partie të vetme apo të një organizate joqeveritare.
Ndryshimi i mentalitetit brenda DASH do të jetë një proces i avashtë si kthimi i një cisterne të madhe nafte në Ngushticën e Bosforit. Teksa Tillerson fillon të pastrojë DASH, është e vlefshme të shihet nëse disa ambasadorë karriere janë jashtë linjës së qëndrimit të administratës së re për politikën e jashtme. Ka plot individë të aftë e me përvojë, në gjendje të përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara, që mund të plotësojnë këto vende. Kjo është praktikë e zakonshme për postet e rëndësishëm diplomatikë në Londër, Berlin e Moskë, ndër të tjera. Kjo praktikë duhet të merret në konsideratë edhe për aleatët më të vegjël, përfshirë Ballkanin.
Një nga prioritetet e Administratës Trump ka qenë dëshira për të rindërtuar marrëdhëniet që janë ndrydhur për shkak të politikës së tetë viteve të mëparshëm. SHBA ka nevojë për miq e aleatë. SHBA ka nevojë edhe të mbrojë interesat e saj kombëtarë. Ndaj është jetësore që të ketë ambasadorë që e pranojnë këtë dhe nuk notojnë në ujërat shpesh të turbullt të politikave të brendshme e partizane.
Përditësuar me 08 Shk 2017
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje