Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë i prerë sot, teksa nga çadra e protestës përsëriti kushtin e panegociueshëm për qeveri teknike që do të garantojë zgjedhjet e lira e të ndershme.
Sipas Bashës, shqitarët e bashkuar do t’i tregojnë Ramës se janë më të vendosur se kurrë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe i ka ftuar ata në hapin e radhë, në protestën masive që do të mbahet në këtë shesh javën e ardhshme.
Dhe vetëm pak çaste pasi mbaroi fjalimin në çadër, lideri i PD-së, Basha ka mbledhur urgjent krerët e demokratëve në rrethe për detajet e protestës.
Burime nga PD bëjnë me dije se protesta masive popullore do të jetë në Tiranë, më 13 maj, në orën 12:00.
“Në mbledhjen me krerët e degëve dhe funksionarët e lartë të partisë, PD vendosi të mbajë protestë popullore të shtunën, datë 13 maj, në orën 12:00, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’- njofton PD.
Basha tha gjithashtu se shqiptarët e bashkuar do t’i tregojnë Ramës se janë më të vendosur se kurrë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe i ka ftuar ata në hapin e radhë, në protestën masive që do të mbahet në këtë shesh javën e ardhshme.
“Mos kini asnjë iluzion se ky proces i rikthimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme do të ketë sukses pa pasur edhe njëherë bashkimin e shqiptarëve, pa i demonstruar mes pjesëmarrjes masive të shqiptarëve javën e ardhshme, Ramës, në këtë shesh, se shumica e shqiptarëve nuk pranon zgjedhje të diktuara nga krimi e nga droga”- tha ai.
Përditësuar me 06 Maj 2017
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje