Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Ndihma financiare për periudhën e ‘luftës’ si pasojë e pandemisë nga koronavirusi, do të përfitohet nga një subjekt nëse plotësohen kushtet e përcaktuara me vendim të këshillit të ministrave.
Ata që do të marrin pagë lufte janë vetëm punonjësit, të cilët figurojnë në listëpagesa në periudhën përpara ndalimit të aktiviteteve sipas urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Drejtoria e Tatimeve thotë se ka gjithashtu disa kushte që duhet të plotësojë subjekti tatimpagues për të përfituar ndihma financiare.
Ai duhet të ketë ndërprerë aktivitetin në zbatim të urdhrave përkatës të ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të nxjerra për këtë periudhë, të ketë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin/tatimin mbi fitimin e të ardhurat e deklaruara të të cilit, sipas deklaratës së tatimit mbi fitimin/tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për vitin 2019, të jenë deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë.
JA DISA NGA SAKTESIMET E BERA NGA DREJTORIA E TATIMEVE
PYETJE – PËRGJIGJE
1. Në rast se një individ është i dypunësuar në dy ose me shumë subjekte, do të përfitojë ndihmën financiare për çdo subjekt?
Jo, Mbështetur në VKM. 254, datë 27.03.2020, Individët që janë më tepër se në një listpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale dhe aprovohet kërkesa e parë e bërë nga subjekti i cili i plotëson kushtet sipas VKM-së.
2. Tatimpaguesi ka dy objekte aktiviteti ku njëri është i mbyllur dhe tjetri i lejuar sipas urdhrave të MSHMS, si do të trajtohen punëmarrësit të cilët janë të dypunësuar në këto aktivietete?
Subjekti duhet të plotësojë kushtet sipas VKM. 254, datë 27.03.2020. Në këtë rast do të përfitojnë vetëm punonjësit e punësuar në aktivitetin e ndaluar sipas urdhrave të MSHMS. Nëse punonjësit janë të dypunësuar në aktivitetit e lejuar dhe të ndaluar, atëherë nuk përfitojnë nga ndihma financiare.
3. Formulari i plotësuar nga subjekti/shoqëria dhe i dërguar elektronikisht, me listë pagesën e cilës periudhë do të krahasohet?
Për ato subjekte, të cilat i deklarojnë listëpagesat çdo tremujor, merret në konsideratë listëpagesa e tremujorit të fundit të vitit 2019, ndërsa për subjektet, të cilat i deklarojnë listëpagesat çdo muaj, merret në konsideratë listëpagesa e muajit janar 2020.Listëpagesat përditësohen me ndryshimet e deklaruara sipas formularit ESig-27, deri në datën e mbylljes së veprimtarisë.
4. Në rast se aplikimi/kërkesa refuzohet për pasaktësi tek numri i llogarisë bankare, a mund të riaplikojë?
Po, subjekti ka të drejtë të saktësojë kërkesën dhe të riaplikojë?
5. Nëse subjekti ka të punësuar në muajin Mars 2020, a përfiton nga ndihma ekonomike?
Ndihma financiare përfitohet nëse plotësohen kushtet e përcaktuara në VKM Nr. 254 datë 27.3.2020. Përfitojnë vetëm punonjësit, të cilët figurojnë në listëpagesa në periudhën përpara ndalimit të aktiviteteve sipas urdhrave të MSHMS.
6. Çfarë kriteresh duhet të plotësojë subjekti për të përfituar nga ndihma financiare?
Bazuar në VKM nr. 254, datë 27.03.2020, për të përfituar ndihma financiare, duhet që subjekti tatimpagues:
a) të ketë ndërprerë aktivitetin në zbatim të urdhrave përkatës të ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të nxjerra për këtë qëllim;
b) të ketë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin/tatimin mbi fitimin;
c) të ardhurat e deklaruara të të cilit, sipas deklaratës së tatimit mbi fitimin/tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për vitin 2019, të jenë deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë.
7. Nëse nuk kam llogari bankare, a mund të marrë ndihmën financiare?
Zotërimi i një llogarie bankare të individëve për të cilët subjektet plotësojnë “Formularin e Aplikimit” për financiare është kërkesë e domosdoshme. Individëve përfitues masa e përfitimit, iu kalon nëllogarinë e tyre personale (kur janë të punësuar) apo në llogarinë e biznesit (për personat fizikë të vetëpunësuar, që nuk kanë një llogari personale bankare).
Përditësuar me 10 Pri 2020
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje