Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Një ditë pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan dhe ndërkohë që pritet qëndrimi i PD-së lidhur me paketën e ofruar dje, kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka pasur një paradite takimesh intensive.
Pas mbledhjes së zhvilluar me aleatët, kryedemokrati Basha ka shkuar në zyrën e Berishës. Burime për “Panorama” bëjnë me dije se takimi mes tyre ka zgjatur rreth 20 minuta.
Takimi që ka zgjatur rreth 50 minuta, i zhvilluar pa praninë e mediave u zhvillua paraditen e sotme në selinë e PD-së dhe mësohet se në qendër të tij është paketa e ofruar si mundësi për futjen e opozitës në zgjedhje.
Dje zyrtari amerikan deklaroi: “Ekziston tashmë një propozim që u paraqit, u ofrua nga anëtarët e Parlamentit Europian, z. Fleckenstein dhe z. McAllister.
Siç e dini, ne e mbështesim atë. Mendojmë se është një propozim i ndershëm dhe shpresojmë që partitë do ta pranojnë si mjet për të arritur një marrëveshje për të mundur që të marrin pjesë në zgjedhje”, ka theksuar dje Yee.
Zyrtari i Lartë i DASH-it theksoi dje se është e drejta e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje, por sipas tij, një vendim i tillë do të dëmtonte demokracinë e vendit.
Sipas zv.ndihmëssekretarit të Shtetit, zgjedhjet do të njihen nga SHBA-të edhe në rast se opozita nuk pranon të hyjë në to.
“Dhe, nëse kjo ndodh dhe nëse kushtet vlerësohen nga Komisioni i Zgjedhjeve, vëzhguesit vendas, OSBE, vëzhgues të tjerë të huaj, përfshi Shtetet e Bashkuara dhe vendet europiane që do të dërgojnë vëzhgues… Nëse vlerësohen si zgjedhje të besueshme, atëherë ne do t’i njohim rezultatet, edhe nëse disa parti vendosin të mos marrin pjesë. Përsëris, do ta shihnim si diçka të pafat, pikë së pari për vetë partitë që nuk marrin pjesë, por edhe për vendin”, është shprehur dje Yee.
Çfarë parashikon paketa McAllister
1. Procesi zgjedhor të shtyhet për në datën 16 korrik.
2. Zëvendësimi i katër ministrave kyç të qeverisë, me persona teknikë të propozuar nga Kryeministri dhe të aprovuar nga opozita.
3. Paketë për zgjedhjen me konsensus të Presidentit të Republikës dhe Avokatit të Popullit.
4. Kalimi i kreut të KQZ-së tek opozita, por shumicën në institucion do të vazhdojë ta mbajë maxhoranca.
5. Dakordësimi për një tryezë të rrumbullakët të OSBE-së, pjesëmarrje të OJQ-ve në të gjithë këtë proces.
Përditësuar me 16 Maj 2017
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje