Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë zhvilloi Blendi Klosi sot një takim me përfaqësues të “Call Center” në Shqipëri.
Gjatë këtij takimi ministri deklaroi se qeveria shqiptare do të negociojë me Italinë në mënyrë që ligji i ri që pritet të miratohet në Dhjetor për mbylljen e kompanive në vendet që nuk janë në BE, të ketë sa më pak ndikim në Shqipëri.
“Keni mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare. Do të negociojmë me qeverinë italiane që ligji italian të ndikojë sa më pak aktivitetin e kompanive” deklaroi Klosi.
Por kryetari i shoqatës së Call Center në Shqipëri, Gentiam Drenova lajmëroi se ndikimet kanë nisur, pasi që tani disa kompani janë tërhequr, shkruan “shqiptarja.com”.
“Ligji italian po ndikon që tani te investimet, disa kompani janë tërhequr. Ligji mund të ndikojë në terma afatgjatë në kompanitë shqiptare” tha ai.
Miratimi i ligjit në Itali e rrezikon shumë ekonominë shqiptare pasi në sektorin e Call Center këtu janë të punësuar rreth 25 mijë persona.
Përditësuar me 02 Dhj 2016
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje