Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Nis viti i ri shkollor, shkollat hapin dyert për 392 mijë nxënës

Ka nisur sot procesi mësimor për 392 mijë nxënës në të gjithë shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme në vend.

Janë 27 mijë vogëlushë të cilët janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës, në klasat e para, për të nisur rrugën e gjatë të arsimimit drejt dijes.

Kanë qenë pikërisht ata të cilët kanë përcjellë shumë emocion, por dhe lot në këtë ditë të parë të shkollës, ndonëse e kanë pritur me padurim.

Në shkollën “Fan Noli” në Tiranë dukej se gjithçka ishte gati për një fillim të mbarë të këtij viti mësimor, madje në hyrje të shkollës ka patur edhe masa sigurie.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga shkolla "1 Maji", e cila sapo ka përfunduar së rikonstruktuari, tha se do të ndërtohen 20 shkolla të reja.

"Kemi hapur themelet për shkolla të reja. Sapo janë hedhur themelet te “Betim Muço” në Kombinat, te “Hoxha Tahsin” po përfundojnë themelet për palestrën, ndërsa do të fillojmë punën për ndërtimin e 16 shkollave të tjera.

Në fund të mandatit do të kemi 20 shkolla të reja për të zgjidhur një herë e mirë çështjen e shkollave me dy turne. Është jo njerëzore, është mungesë vizioni që ne kemi menduar për gjithçka për të rriturit përveçse për fëmijët", deklaroi Veliaj.

Do të jenë vetëm tre gjimnaze ku mësimi do të zhvillohet paradite dhe mbasdite në Tiranë, pasi një pjesë e tyre janë rikonstruktuar.

Ndërkohë, 155 mijë nxënës do të mësojnë me tekste të reja të unifikuara me sistemet europiane.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, nga shkolla e mesme "Sadi Nuri" në Ndroq, tha se për gjimnazistët do të ketë lehtësira, pasi janë reduktuar lëndët mësimore nga 18 në 13.

Përditësuar me 13 Sht 2016

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin