Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Ministrja Denaj: Si te aplikoni per ''pagen e luftes''

Ministrja e Ekonomisë së Financave, Anila Denaj ka ftuar të gjithë qytetarët që të aplikojnë për pagesën e papunësisë në kohën e COVID-19.

Denaj thotë se ndihma ekonomike që do të përfitojnë qytetarët është sa dyfishi pagesës standard të papunësisë, pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Në postimin e shpërndarë në facebook, Denaj ka treguar edhe mënyrën e aplikimit që bëhet në mënyrë elektronike ose përmes postës.

Postimi i plotë:

-Ftojmë qytetarët dhe subjektet të përcjellin kërkesën për të përfituar ndihmën ekonomike sa dyfishi pagesës standard të papunësisë, pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

-Kërkesa bëhet në mënyrë elektronike ose përmes postës.

-Procedurat dhe kriteret gjenden ne linkun https://bit.ly/2JzMv7B

Nëpërmjet urdhërit “Për mënyrën e procedimit të ofrimit të shërbimeve të punësimit dhe pagesës së papunësisë gjatë periudhës së gjendjes fatkeqësisë natyrore, të shpallur si pasojë e COVID-19” përcaktohet se:

•                  Pёrjashtimisht, gjatё situatёs sё COVID 19, tё gjithё punёkёrkuesit e papunё qё kanё qёnё tё rregjistruar deri nё datёn 10 Mars dhe qё janё aktualisht pёrfitues tё pagesёs sё papunёsisё, nuk do tё paraqiten nё sportelet e zyrёs sё punёsimit, por kёto shёrbime do t’i marrin online nga zyrat pёrkatёse.

•                  Pёrjashtimisht, gjatё situatёs sё COVID 19, qytetarёt qё duan tё pёrfitojnё nga skema e pagesёs sё papunёsisё dhe tё cilёt kanё ndёrprerё marёdhёniet e punёs pas datёs 10 Mars, mund tё aplikojnё pranё zyrave tё Punёs nëpërmjet komunikimit në distancë (nёpёrmjet postёs elektronike ose postё).

•                  Tё drejtёn pёr tё aplikuar e kanё individёt ose subjektet qё kanë liruar punonjësit nga pozicioni i punës, pёr t’i ardhur nё ndihmё qytetarёve pёr lehtёsimin e dokumentacionit e procedurave.

•                  Në rast se aplikuesi është subjekt, ai duhet të paraqesë pranë zyrёs pёrkatёse tё punёsimit listёn e personave që rezultojnë tё papunё pёr shkak tё situatёs sё COVID 19, duke marrё njё autorizimin (pёr pёrdorimin e tё dhёnave) pёr secilin prej tyre si mё poshtё: Emёr dhe mbiemёr; numёr kontakti pёr çdo person; ID –nr personal pёr cdo punonjёs; datёn e fundit të pagesës së sigurimeve shoqёrore; numrin e llogarisё tё cdo punonjësi, bankёn ku ka llogari bankare.

•                  Në rast se aplikuesi ёshtё individ, aplikimi bëhet nё zyrat e punёs pёr tё pёrfituar pagesёn e papunёsisё dhe paraqiten dokumentat e mёposhtёm nёpёrmjet postёs elektronike: Emёr, mbiemёr; ID – nr personal; Numёr kontakti; Emri i punёdhёnёsit, nr tel/email; datёn e fundit të pagesës së sigurimeve shoqёrore; numrin e llogarisё tё secilit dhe bankёn ku ka llogari bankare.

Gjithashtu Ministrja Denaj ka firmosur urhdërin se pёrjashtimisht gjatё periudhёs sё gjendjes së fatkeqёsisё natyrore tё gjithё personat qё do tё marrin vёrtetim si punёkёrkues tё papunё apo qё duhet tё paraqiten pranё zyrave tё punёs çdo muaj, nuk do tё paraqiten fizikisht në këto zyra. AKPA do tё konfirmojё elektronikisht listat në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe pёrmes sistemeve tё menaxhimit tё informacionit do të merren konfirmimet në bashkëpunim me SHSSH.

Përditësuar me 03 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin