Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Ministri i Shëndetësisë Beqja përgënjështron lajmin për shtyrjen e datës për rifillimin e mësimit

Gjatë ditës së sotme në portale të ndryshme ka qarkulluar lajmi se Ministria e Shëndetësisë ka shtyrë për të tretën herë datën për fillimin e shkollave dhe kopshteve për shkak të gjendjes gripale në vend.

Sipas portaleve, thuhej se shkollat dhe kopshtet do qëndrojnë të mbyllura deri në 20 janar, ndërsa mësimi në universitet do të nisë më 16 janar.

Por në një prononcim për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se lajmi nuk është aspak i vërtetë duke konfirmuar se mësimi do të fillojë në 16 janar dhe jo në 23 janar.

“Unë nuk kam firmosur gjë, ndryshe nga dy herët e tjera. ky është një word i shkruar dhe s’ka asgjë të ngjashme me urdhrat e mi zyrtare”- ka thënë Beqaj.

Precedenti
Kujtojmë se ministria ka dhënë 2 herë urdhër për shtyrjen e hapjes së shkollave si pasojë e gripit.

Mbyllja e çerdheve, kopshteve, shkollave erdhi pas vendimit të dates 3 janar të Ministrisë së Shëndetësisë, ku u vendos shtyrja e datës së fillimit të shkollave për shkak të situatës gripale në vend dhe qeveria vijoi masat parandaluese duke caktuar tre ditë të tjera pushimi.

Këshilli i Ministrave vendosi fillimisht të caktojë ditë pushimi datat 4, 5 dhe 6 janar, për një nga prindërit që kanë fëmijë të mitur dhe që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, të cilët janë nëpunës civilë apo punonjës të tjerë të administratës publike, në nivel qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

Më pas erdhi vendimi i dytë i Ministrisë së Shëndetësisë, më date 7 janar për mbylljen e shkollave deri më 16 janar.

Përditësuar me 12 Jan 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin