Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Milano, bllokohen 10 mijë pako me dizifektant shqiptar

Guardia di Finanza e Milanos në Itali sekuestroi rreth 10 mijë pako me dy lloje xheli që shitej si antiviral dhe antibakterial, por pa autorizimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

GdF raportoi se ka vënë në ndjekje penale administratorin e një farmacie dhe prodhuesin e një prej dezinfektuesve të akuzuar për mashtrim.

Një nga xhelet ishte prodhuar në Shqipëri dhe GdF, pasi identifikoi rrjetin e shpërndarjes, sekuestroi paketat në 7 farmaci të tjera të Milanos të cilat ndërkohë i kishin tërhequr nga shitja.

Dezinfektuesi tjetër ishtë prodhuar në rrethinat e Milanos. Forcat e rendit hynë në fabrikën e prodhimit, ku zbuluan se pronari, i cili kishte kuptuar mungesën e autorizimit, kishte bllokuar tashmë shpërndarjen për disa ditë. 

Përditësuar me 08 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin