Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Zgjedhja e Talat Xahferit te BDI-së si kryetar i parlamentit të Maqedonisë ka tensionuar jashtëzakonisht situatën në Shkup.
Sipas lajmeve të fundit, nga përleshjet në Parlamentin maqedonas ka mbetur i plagosur lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Sipas disa burimeve jozyrtare, mësohet se Sela është lënduar nga protestuesit dhe eshte ne gjendje kritike per jeten.
Alsat-M raporton se Sela është nga ata që janë dëmtuar më shumë, ndërsa ka edhe gazetarë të lënduar.
Mësohet se persona të maskuar kanë sulmuar deputetët, gazetarët në Maqedoni dhe kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev në Parlament.
Ata mesohet se kane kaluar shumë afër policisë, por policia nuk ka bere dot te mundur ndalimin e tyre.
Zaev është sulmuar dhe përgjakur pas përfundimit të seancës së shumicës parlamentare.
Aktualisht Kuvendi i Maqedonisë mbahet i rrethuar dhe pushtuar nga mbështetësit VMRO.
Në foto: Deputeti Sela
në foto: Zoran Zaev i gjakosur
Përditësuar me 27 Pri 2017
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje