Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Ervin Dalipaj, ish efektivi i policisi i cili u ekzekutua gjatë së martës në një atentat në rrugën e vjetër Tiranë-Durrës sëbashku me shokun e tij, Xhino Dautaj, ishtë një person që kishte provuar në jetë.
Ai e kishte filluar karrierën në polici si efektiv i thjeshtë për të vazhduar më pas si oficer policie në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe ish-shef i Seksionit Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Pikërisht në postin e fundit Dalipaj arriti kulmin e karrierës në mars të vitit 2013 me arrestimin e Bashkim Tahirit për tafik ilaçesh, pikërisht babain e Saimir Tahirit që më pas do bëhëj epror i tij si ministër.
Babai i ministrit, Bashkim Tahiri, së bashku me dy persona të tjerë, u arrestua më 25 mars të vitit 2013 për kontrabandë ilaçesh.
Dalipaj u përjashtua nga radhët e uniformave blu në 1 dhjetor 2013, me motivacionin për “dekonspirim të operacionit për lojrat e fatit”.
Pas kësaj jeta e tij do të merrte një rrjedhë tjetër pasi më 29 janar të 2016-ës ai shpallet në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për rrëmbimin dhe vrasjen Gazmend e Çollakut.
Akuzat për Çollakun
Ish-efektivi i policisë Ervin Dalipaj ka qenë i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në 6 janar të vitit të shkuar në Durrës.
Ai është akuzuar për rrëmbim personi dhe tortura fizike me shkaktim vdekjen, si dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake” dhe “Mbajtje pa të drejtë të uniformës”.
Dalipaj dyshohet se rrëmbimin e Çollakut e ka kryer në bashkëpunim me Denis Shtraza.
Fillimisht dy të dyshuarit janë shoqëruar menjëherë pas ngjarjes nga policia, por më pas janë lënë të lirë.
Në vijim të hetimeve, Prokuroria siguroi prova të mjaftueshme për të ngritur akuzë ndaj këtyre dy shtetasve dhe i arrestoi ata.
Sipas organit të akuzës, gjurma gjaku të të rrëmbyerit Çollaku ishin gjetur tek Shtraza dhe Dalipaj.
Deri në përfundim të hetimit, nën arrest ka qenë vetëm i pandehuri Denis Shtraza. Ndërsa i pandehuri tjetër, i cili u vra ditën e sotme, Ervin Dalipaj nuk ishte gjetur ende.
Ndërsa në një intervistë për mediat, Ervin Dalipaj theksonte se nuk kishte asnjë njohje me Gazmend Çollakun dhe vrasjen e tij e kishte mësuar nga mediat.
“Kam mësuar nga mediat rrëmbimin dhe vrasjen, kur isha në një lokal të një ish-oficeri, ish- koleg. Gjatë gjithë ditës kam qenë në Tiranë me të afërmit e mi, me familjen, është e verifikueshme me telefonin tim. E vërtetoj me pamjet filmike të lokalit ku kam pirë kafe dhe me qelizat e telefonit”, u shpreh Dalipaj.
Përditësuar me 25 Pri 2017
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje